• |
ide | kryesore

Chelsea prezanton Higuain: argjentinasi dhe Sarri bashkë pas tre vitesh

Sport



Gonzalo Higuain e Maurizio Sarri më në fund së bashke. Pasi qendruan tre vjet larg, trajneri toskan do të ketë sërisht në dispozicion Pioita: Chelsea, në fakt, ka zyrtarizuar blerjen e argjentinasit në fund të një tratative me Juventus, që zotëron kartonin e tij. Higuain do të huazohet në Londër, pas një aventure të shkurtër e të pafat tek Milan. “Shpresoj tia shpërblej Chelsea në fushë. Mezi pres të fillojë”, ka thënë numri 9 i Bluve.

Higuain kishte mbërritur pasdite në Farnborough, në aereoport londinez për fluturime private, larg syve të tifozëve e gazetarëve. Debutimi nuk do të jetë të enjten në Carabao Cup kundër Tottenham. Teserimi nuk është kompletuar përpara orës 13, kështu që argjentinasi nuk mund të grumbullohet: me shumë mundësi do të zbresë në fushë të dielën kundër Sheffield Ëednesday në FA Cup.

Media angleze mendon se ardhja e Higuain, një lojtar mbi moshë për mënyrën e operimit të Chelsea, është një sinjal besimi i Blues ndaj Sarri: “Shpresoj të jetë kështu – ka thënë tekniku i londinezëve -, por shoqëria është dakord me mua për vlerën e lojtarit. Nuk është e lehtë të gjesh një qendërsulmues kaq të fortë në merkato sot. Shpresojmë të rigjenerojmë”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *