• |
ide | kryesore

Cristiano plagos tifozen, ajo ka një kërkesë për të

Paparazzi, Slider



Elena Di Martino është një super tifoze e Juventusit, e cila mbrëmjen e djeshme ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen mes ekipit të Torinos dhe Chievo-s. E ulur në atë që njihet si curva Sud, pikërisht pas portës në Allianz Stadium, ajo është goditur në fytyrë nga një top i gjuajtur nga Cristiano Ronaldo. Për ata që janë fansa të futbollit, e dinë shumë mirë se me çfarë force mund të godasë ish-fituesi i “Topit të Artë”.

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Falemindeirt tifozëve të tjerë që ishin në stadium për suportin”-shkruan Elena në Facebook- “Jam pak e tronditur.”

46 vjeçarja ka dhe një kërkesë si për ti “shlyer” dëmin që i bëri: “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”. Ndoshta Ronaldo edhe mund ta ftojë për darkë, por kjo duket e vështirë për momentin, duke qenë se sot u dënua nga gjykata e Madrid-it për evazion fiskal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *