• |
ide | kryesore

Familja Zhang vendos veton për Icardi: 7 milionë euro në sezon

Sport



Deklaratat optimiste të Wanda Nara në orët e fundit, fshihnin një sekret të madh: rinovimi i Mauro Icardi me Inter është një një fazë zhvillimi, e akordi është fare pranë. Për të zhbllokuar situatën ka ndërhyrë direkt familja Zhang, duke përfshirë si pronarin Jindong ashtu dhe presidentin Steven: oferta prej 7 milionë euro në vit e klauzola e zgjidhjes së kontratë që do të ngjitej në 180 milionë euro.

Në këtë mënyrë klubi ka menduar të spostojë interesimin e Real Madrid për kapitenin e tyre, që në fakt dukej i joshur nga mundësia për të veshur fanellën e Los Blancos. Kontradiktat mes zikaltërve dhe gruas agjente të Icardit u duk se i thyen përfundimisht mardhëniet mes tyre, por zbritja e fundit në fushë e familjes Zhang ndryshoi kursin e operacionit.

Numrit 9 zikaltër i është ofruar të kalojë nga pagesa aktuale 4,5 milionë euro neto në 7, ndërsa klauzola e zgjidhjes së kontratës jashtë kufijve, e vlefshme nga 15 gushti i cdo vit kontrate, do të rritej nga 110 milionë në 180 milionë, në këmbim të një sforco ekonomike, me shumë mundësi që ka të bëjë me bonuset lidhur me pagesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *