• |
ide | kryesore

Flet vajza e përdhunuar nga Chriss Brown, ‘U tregua brutal’

Paparazzi, Slider



Në një intervistë për revistën franceze “Closer” vajza përdhunuar nga Chriss është shprehur se e ka takuar këngëtarin me anë të një mikeshe, e cila punon në një klub nate në “Champ Elysee”.

Ajo ka treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja dhe shprehet se:

“Shoqja ime më tha nëse unë kisha dëshirë të takoja Chris Brown dhe unë pranova. Pasi më la një takim me reperin shkova në “Mandarin Oriental” dhe aty kishte shumë miq të këngëtarit dhe vajza të tjera. Takuam Chris dhe qëndruam tek një klub nate deri në orën 4:00. Ata më pas vendosën që të ktheheshin në hotel edhe pse unë doja të shkoja në shtëpi.  Një prej punonjësve të këngëtarit më kapi nga krahu dhe më urdhëroi të shkoja me to. U futa në makinën e Chris dhe aty ishte edhe një vajzë tjetër. Kur hymë në suitën e tij kishte kokainë, kanabis dhe rreth 15 vajza të tjera gjithashtu miq të Chris. Muzika ishte e lartë, njerëzit hynin e dilnin. Ishte një kaos i vërtetë.”

E përsa i përket momentit të përdhunimit ajo ka treguar me detaje se çfarë ka ndodhur duke u shprehur se:

“Unë shkova në tualet dhe më pas erdhi Chris, i cili me forcë më tërhoqi nga krahu. Më futi në një dhomë ku mbahen rrobat dhe kyçi derën. Çdo gjë zgjati rreth 25-30 minuta. Për mua është e vështirë ta tregoj me detaje se çfarë ka bërë por ishte shumë brutal dhe i dhunshëm . Herë pas here më kërcënonte dhe ishte agresiv. Unë kisha shumë frikë dhe kur çdo gjë përfundoi, hapa derën, i thashë se do marrë celularin dhe të shkoj në shtëpi. Në ato momente ai i foli me një prej miqve të tij, i cili më mbylli në dhomë duke abuzuar me mua gjithashtu.

E pyetur si arriti të shpëtonte dhe të largohej ajo tha se pasi nisi të qante më të madhe iu lut rojeve të sigurisë ta lini të lirë sepse i duhej të shkonte në shkollë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *