• |
ide | kryesore

Ish e fejuara e futbollistit të zhdukur hap tjetër skenar: “Çfarë aksidenti, hetoni mafian e futbollit”

Sport



Ndërsa ndihma e shpejtë kërkon gjurmë të futbollistit të rrëzuar bashkë me avionin në Kanalin e La Manshe, Emiliano Sala, ish-e fejuara ka hedhur akuza të rënda, që hedhin një hije dyshimi mbi aksidentin ajror të lojtarit argjentinas: “E pabesueshme që kanë ndërprerë kërkimet, pikërisht në momentin kur gjetën të dhënat e para”. Por Berenice Schkair ka shkuar shumë më larg: “Hetoni mbi mafian e futbollit sepse nuk besoj në një aksident” ka shkruar ajo në Tëitter, përpara se të fshinte postimin.

Në Instagram, ndërkohë, postimi është akoma: “Nuk arrij të mos mendoj për ty, Emi. Jeta mund të ndryshojë në një sekondë, jemi pluhur në këtë univers. Përse i ndodhin këto gjëra një njeriu të mirë e me shumë projekte e shumë punëtor? Ju lutem hetoni, mos reshtni së kërkuari! Nuk e besoj se ndërprenë kërkimet për motin e keq piëkrisht kur u gjetën mbetjet e para të avionit”.

View this post on Instagram

Investiguen no dejen de buscarlo por favor !!!

A post shared by ???????? (@bereniceschkair) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *