• |
ide | kryesore

Juventus në Romë për një rekord historik: Milani i viteve ’90 në shënjestër

Sport



Douglas Costa, Emre Can e Daniele Rugani, tre gola kundër Chievos që kanë shënuar shifra të rëndësishme. 15 shënues në total në të gjithë organikën, që kanë ndarë 50 gola në total të Juventus në 28 ndeshje zyrtare të luajtura mes kampionatit, Champions League, Kupës së Italisë e Superkupës italiane. Mesatarisht 1,78 gola për ndeshje, që nëse respektohet edhe të dielën në mbrëmje, do ti jepte formacionit të Allegrit barazimin e rekordit prej 29 ndeshjeve të para gjithnjë në gol të fiksuar në sezonin 1957/58.

Në Genova, në 19 nëntor 2017, triumfi i Sampdoria 3-2 përballë Juventus që në fund për pak barazoi rezultatin, është humbja e fundit e bardhezinjve jashtë Stadium në kampionat. Që atëherë kanë kaluar 22 transferta me 18 fitore e 4 barazime, e fundit e firmosur nga Ronaldo në Bergamo e me Juve me 10 lojtarë (rekordin e mban Milan, 38 transferta pa humbje mes shtatorit 1991 e tetorit 1993).

Ronaldo, që në ndeshjen e kaluar kundër Lazio, nuk arriti të realizonte, do të provojë përsëri ti shënojë kundërshtarit që Dybala i ka shënuar më shumë. Shtatë gola nga të cilat tre në 4 ndeshjet e fundit në Olimpico, pesë në 5 sfidat e fundit, nëse marrim në konsideratë edhe dygolëshin në Superkupën e humbur në sezonin e kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *