• |
ide | kryesore

Ku humbën 5.5 milionë eurot e kompanisë DH Albania?

Lajme, Të fundit



Përsëritja e tenderit të linjës elektrike Burrel-Peshkopi pas skandalit me kompaninë “DH Albania” ka rezultuar me çmime ndjeshëm më të ulëta. Bazuar mbi ofertat më të ulëta, përsëritja e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe dhe linjën 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e kanë ulur koston e këtyre dy veprave me 5.5 milionë euro në total, para’ të cilat, nëse nuk do të ishte zbuluar skandali i kompanisë “DH Albania”, do të “fluturonin” në llogari “offshore” ose ryshfete zyrtarësh, raporton Top Channel.

Gazetari i ekonomisë i këtij TV, Klodian Tomori ka ngritur pyetjen se përse në tenderat e parë, fatura ishte 5.5 milionë euro më shumë?

“Përsëritja e tenderit në lotin e parë të Unazës së Re në Tirane dhe atij të linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi e ka ulur faturën për taksapaguesit me 5.5 milionë euro. Askush nuk e beson se kompanitë që kanë ofruar çmime më të ulëta në tenderat e dytë kanë hyrë në tendera me fitim zero. Fitimi i kompanive është aty. Atëherë çfarë janë 5.5 milionë eurot që dolën më pak?

Për “rastësi” të habitshme në të dy tenderat e përsëritur, çmimet e ofruara kanë qenë saktësisht 20% më të ulëta se sa tenderat e parë të fituar nga DH Albania. Për ironi, në Shqiperi shifra e 20% është shoqëruar shpesh me fjalën rryshfet nga pas. Edhe në publik ka pasur shumë akuza me shifren 20% brenda, madje deri në majën më të lartë të piramidës shtetërore. Jetojmë në epokën e “20-përqindëshit”.

Problemi është se shteti shqiptar prokuron mesatarisht 870 milionë euro në vit mallra dhe punë publike. Nëse i përplas të gjitha me 20%, vlera që përfitohet është rreth 180 milionë euro në vit. Pyetja është: kujt i humbën këto 5.5 milionë eurot e DH Albanias dhe ku shkojnë ato 174.5 milionë të tjerat. Aritmetikë e çmendur” – shkruan gazetari në Facebook.



9 Comments

  1. O njerez keni nje kryehajdut perpara, dhe akoma diskutohet sa i mire dhe i keq eshte.
    Ky nuk dihet lene te hyj ne zyre.
    Eshte i paskrupullt, nuk ka cipe, seder, kocke. Eshte gati te lepij gjithcka, vetem te rrij ne ate zyre. Nuk ka skandal flagrant financiar me te madh se ky. Dhe ai qe donte te vidhte vazhdon dhe eshte akoma kryeminister i ketij vendi, ne nje kohe qe ne cdo vend tjeter do ishte pas hekura te biruces burgut. Zgjohuni o njerez dhe reagoni.

  2. Tallja me e madhe dhe hajdutlliku me i paskrupullt ne kurriz te shqiptareve.
    Po te ishte e paperlyer edhe opozita ne kete skandal, do e rrezonte menjehere dhe shume lehte qeverine
    Nuk afrohet nje biznes i huaj ne shqiperi nga keta ndyresira

  3. Po ato 240 milionet e rruges se kombit, ku shkuan valle? Sa te shkurter e kan kujtesen shqipetaret.

  4. CA 5.5 MILIONE ? E GJITHA KJO NUK KAP ME SHUME SE 15 MILION ME TVSH . KY QUHET HUMOR KURVASH QE MBROJNE KURVAT ME PUSHTET SE DUAN TE HANE.

    1. ja ku doli dhe nje specialist tjeter . Ne shqiptaret jemi te vetmit te bejme specialistin per gjithshka.

      Po meqe kushton vetem 15 miljon euro dhe fitimi eshte shume i madh pse nuk krijon ti nje kompani ndertimi dhe konkuro me ofreten prej 16 miljon eurosh.

      Ketu te japin mend te gjithe, panvarsisht se vetem 2 klase shkolle kane.

  5. Eshte nje turp, reagimi pas kesaj ngjarjeje.
    Sikur nuk ka ndodhur asgje. Iken Damian Gjiknuri si hero, me koken lart ben dhe batuta, po ashtu Afrim Qendro. Keta nuk jane ne terezi. Ju duket normale. Nje skandal qe nuk shtrihet me shume se nje muaj qe prek dy institucione kyce te shtetit shqiptar.
    Imagjinoni qe ka 6 vjet qe qeveris, qe e kanabizoi gjithe vendin, qe ishte suport per cdo grup kriminal ne vend, qe nuk mbarojne lejet e ndertimit per “qendra biznesi mbi 20 kate “ ne Tirane. Ky kryeminister solli vetem llum ne kete vend, se vete ky, kaq vlen.
    Promovoi antivleren, hajduterine,!arrogancen. Te gjithe bashkepunetoret e tij me te ngushte” (qe tani per te shpetuar veten po i flak ne rruge), jane nje prerje, hajdut me cizme. Femra, me keq se burra, femra me burra sekser qe mbledhin cdo leke ne sektoret me jetike te ekonomise. Dhe qe ne tavoline justifikon qe cojme shume tek i gjati.
    Ky eshte shteti i Rilindjes, qe mundohen ta mbulojne cdo dite me propogande dhe lavazh truri.

  6. Gazetar medioker. Pyetja eshte: Pse shoqeria fituese dhe shoqerite e tjera pjesemarrese ne tenderin e dyte, nuk kane paraqitur oferte ne tenderin e pare??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *