• |
ide | kryesore

Në Durrës deti mbushet me mbeturina, urdhëri jepet nga Bashkia

Lajme, Të fundit



Deti është mbushur me inerte dhe mbeturina të çdo lloji në qytetin e Durrësit, në zonën pranë rrethimit të portit detar.

Që prej pranverës së vitit 2017, nisi hedhja e pirgjeve me inerte duke arsyetuar se në këtë mënyrë zgjerohen hapësirat publike, të cilat në qytet janë zënë prej ndërtimeve të bëra edhe mbi sajtet arkeologjike.

Të gjithë dherat dhe gurët e dala prej gërmimeve, kompanitë që nisën ndërtimin e velierës, nisën t’i zhvendosnin në det.

Sipas bashkisë, hedhja e dherave në det zgjeron tokat, në sipërfaqen e të cilave është thënë se do të ndërtohet një parking publik anës detit.

Prej një viti vazhdon hedhja e dherave në zonë. Ende nuk shihet të ketë ndonjë parking publik të ndërtuar. Disa burime shprehen se kjo zonë është piketuar pët të vendosur pallate në vendin që më parë ishte pjesë e detit.

Asnjë leje mjedisore nuk ekziston për këtë masakër që i është bërë mjedisit.



2 Comments

  1. Ky kellir ja shkaterru gjith durresin. Eshte bo veliera dhe nuk asnji pusete me ik uji. Kush dreqin e konttollon Dakon dhe kta qe bejn punimet ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *