• |
ide | kryesore

Pas refuzimeve nga stilistët, stilisti amerikan i bën ofertën Bebe Rexha-s

Paparazzi, Slider



Mesa duket Bebe nuk do të mbetet dhe për shumë kohë pa një veshje për natën e rëndësishme të muzikës, pasi stilisti i njohur Michael Costello është ofruar publikisht që të punojë me të. Ai ka folur për TMZ duke thënë se: “Nuk i vë faj që është e mërzitur, e kam mikeshë prej shumë kohësh dhe në fakt jam çuditur që nuk ka konaktuar me mua që në fillim sepse do të isha i lumtur të bëja një veshje për të.”

Gjithsesi Costello, i cili në 2014 veshi Beyoncen në Grammy’s, thotë se oferta është ende e vlefshme dhe madje i ka dalë kundër kolegëve të tij dizenjues: “Në djall të shkojnë ata që duan të veshin vetëm vajzat e masës 2 ose vetëm ata që do prezantojnë çmimet. Unë e kam filluar karrierën time duke veshur vajza të thejshta ose personazhe të listës D. Kam qenë shumë me fat që stilistët të njohur e kanë parë punën time dhe më kanë dhënë mundësinë të arrij këtu. Të tjerët duhet ti kishin dhënë një mundësi Bebe-s, ajo është një femër shumë e bukur, me forma, e talentuar dhe me këmbë në tokë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *