• |
ide | kryesore

Përplasja Rama – Bushati / Kunja që e bëri kryeministrin të heshtë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Në ceremoninë e kalimit të pushteteve nga Ditmir Bushati, tek Rama dhe më pas tek Gent Cakaj pati dy gjëra që tërhoqën vëmendjen. E para që Lider Maximus mbajti atë që e konsideroi si fjalimin më të shkurtër të karierës së tij. Dhe e dyta se ai hoqi dorë nga ideja fillestare për të mbajtur një fjalim të plotë, ashtu sikurse bën zakonisht. Burime brenda stafit të ministrisë së Jashme që pohuan për Lapsi.al se kryeministri kishte konfirmuar paraprakisht një fjalë të plotë, I’a atribuan ndryshimin e axhendës disa frazave plot thumba të Ditmir Bushatit. Ish shefi i diplomacisë renditi një sërë suksesesh që ishin arritur nën drejtimin e tij këto 5 vjet, sa dukej sikur e zhvlerësoi aktin e shkarkimit nga shefi i tij duke e konsideruar atë të papërligjur.

Fraza që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe që e bëri kryeministrin të thartohej në fytyrë ishte ajo që gjendej në fund të fjalimit të ish ministrit të jashtëm: “Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas” tha Bushati, duke lënë të kuptohet se në drejtimin e Gent Cakës është vështirë të arrihen rezultatet e deritanishme dhe sidomos ruajtja e tërësisë teritoriale të Kosovës, e cila është përfolur si shkaku real i shkarkimit të Ditmir Bushatit.

Lexo me tej:

VIDEO / Pamjet që tregojnë ndarjen e akullt Rama-Bushati

Arsyeja e dytë se përse Rama qëndroi i heshtur, duke mbajtur atë që e quajti fjalimin më të shkurtër të karierës së tij, shpjegohet me faktin se ai, duke qenë i ndërgjegjshëm për shkeljen që po bënte, donte të linte sa më pak gjurmë. Jo vetëm në Shqipëri, por në asnjë vend të civilizuar të globit, nuk njihet precedenti i kalimit të pushtetit nga ministri i larguar, tek ai i sapo emëruar dhe delegimi i atypëratyshëm kësaj detyre tek një person i tretë i cili po konsiderohet drejtues “de jure” i diplomacisë shqiptare.

Rama ishte i ndërgjegjshëm se as me kushtetutë dhe ligj shqiptar, e aq më pak me konventën e Viennës një akt i tillë nuk mund të kryhet.

Prandaj ai foli këtë të mërkurë më pak se kurrë.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Sot ka cen dita me zez per ne si komb ky km injorant, drogmen, hajdut, plere, rrugaq, llapaqen, imoralisti me i madh Shqipetar, byth qir, anti kombetar, funderrin plerash ore po s ka kosh plerash qe e mer ket plere jo . Popull jemi populli me me pa fat ne ballkan.

  2. Hajde analize ,,, hajdeee..

    ”” ( fraza e fundit e Bushatit….) … duke lënë të kuptohet se në drejtimin e Gent Cakës eshte e veshtire te…….. dhe sidomos ruajtja e tërësisë teritoriale të Kosovës ””’

    Se si e nxorri konkulsjonin keta analista kurva se ‘ fraza e fundit e ish minsitrit Bushati kishte te bente me RUAJTJEN E TERESISE TERITORIALE TE KOSOVES ‘…… vetem ata e dine.

    Jane bere te gjithe si fallxhore qe shofin filxhan cdo mengjes.

    1. Konkluzion o katunar, jo konklusjon!!! A te qifsha robt mor bythqir administrate. Po ai i gjati do e haje burgun dhe per ju

  3. Me kazanet dhe skifteret rama tall koqet gjithe diten,batutat e rames ben qe kazani chkullak te beje analize per nga niveli i studentave ngeles te gazetarise.te ka ardhe dita per tallje karesh o RAM me keta kazane plerash,qe lali eri nuk po i mbledh dot

  4. Pasi provoi gjithfarë horrash, “kryeministri që duam” , thotë ai për vetveten, gaztori që duam, sëbashku me. një tufë servilësh, lukuni sahanlëpirësish, si bari i kriminelëve, gjeti për ministër “gjeniun” që do të çudisë botën. Rroni dhe shikoni çfarë do të ndodh. E ardhmja vjen veresie si kazan, ku mbushet tepsia e pushtetit. Shqipëria udhëton pa timon, sepse shoferi nuk ka patentë dhe nuk dihet ku shkon.

  5. Si shkrim eshte i drejte,por kush can sumen ne shqiperi as per kushtetute dhe as per lahute.Saliu kur u be president ja hoqi te gjitha kompetencat K/ministrit dhe i mori vehte, dhe kur u be K.minister ja hoqi Presidentit dhe ja dha vehtes,biles edhe ne Konventen Islame Saliu e shkeli me bythe kushtetuten dhe parlamentin dhe nenshkroi antaresine si Islamist.Rama eshte kopja me e e keqe e Saliut ndersa Meta eshte ne dy anet kopje.Hale vend.

    1. Jo EV, e ke gabim,i ha mutin Saliut!Drejte!
      Por ate Ilirin duhet t’a haje me gjithe kostum,sepse eshte MUT i veshur me kostum!

  6. Dhe meqe ky pret sa te ngrihet gjykata kushtetuese, nese do ndodhe kjo ngjarje, atehere nese ka burra ky vend le ta cojne ne gjykate kushtetuese per shkelje te rende me dashje te kushtetues dhe direkt kallzim penal…. NE BURGGGGGGGGGGGGG le te shkoje gomari

  7. O Shqipe mos u merni me politike por shikoni ekonomine familjare dhe votoni per interesat ekonomike familjare bohuni bashke te majte e te djathte te kuq e te zinj ti shfarosni nga drejtimi i vendit keto perversa qe çdo dite pasurohen e vetem pasurohen ndersa populli ska buk te ha!!
    Mos u himpotizoni nga batutat e sharlatanit te rilindjes sepse ashtu e ka stilin per te terhequr vemendjen nga vjedhjet varferia papunesia dhe krimi qe po ju mbyt perdite e perdite!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *