• |
ide | kryesore

PSG trondit rezistencën e Napolit për Allan: 60 milionë plus sponsor nga Qatar

Sport



Psg insiston për Allan. Muri i ngritur nga presidenti i Napoli De Laurentiis nuk e tremb klubin parisien që ka lëkundur fort rezistencën klubit italian: sipas ‘Il Mattino’, ka një ofertë të re prej më shumë se 60 milionë euro për kartonin e tij, por mbi të gjitha ka lindur idea për të përfshirë në operacion një sponsorizim përmes markës Qatar Airëays, që do ta bënte vlerën në 100 milionë euro. Ka optimizëm në klubin francez, që ka gati një akord për 4 vjet prej 8 mln euro në sezon.

Psg ndoshta ka gjetur kështu celësin për të rrëzuar rezistencën e De Laurentiis: një partnership komercial që do të garantonte një likuiditet të rëndësishëm për vitet e adhshme. Numri 1 i klubit e presidenti i klubit francez Al-Khelaifi janë takuar në Paris: nuk përjashtohet që të dy kanë folur për Allan. Napoli dëshiron ta mbajë lojtarin deri në qershor, por braziliani e ka pranuar ndërkohë një kontratë ëndërrash. E lajmët që vijnë nga Spanja për një akord të Napolit me Villarreal për mesfushorin Fornals, të bëjnë të mendosh se zëvendësuesi i Allan është gati…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *