• |
ide | kryesore

Raporti/ 25% e shqiptarëve të rritur nuk kanë bërë kurrë seks, Dibra dhe Elbasani…

Stil



“Nuk mendoj se ne jemi kaq shumë të ftohtë. Ne jemi ballkanas dhe përgjithësisht njerëzit tanë kanë një jetë seksuale të mirë, të shëndetshme”.

Ky është komenti i parë që bën sociologu Gëzim Tushi, pasi u njoh me rezultatet e një anketimi të përbashkët të INSTAT-it dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas të cilit, gati 25% e të rriturve shqiptarë nuk kanë kryer kurrë marrëdhënie seksuale.

“Në përgjithësi, sistemi i anketimit në Shqipëri vuan nga disa fenomene, siç janë hipokrizia, mungesa e thënies së të vërtetës, frika nga opinioni, apo se mund të zbulohesh”, – shprehet më tej sociologu Gëzim Tushi.

Sipas sondazhit, numri më i madh i meshkujve pa përvojë seksuale është në Dibër dhe Elbasan, ndërsa gratë në Kukës dhe Shkodër. Përkundër kësaj, sociologu nënvizon se rajoni verior ka një përqindje më të lartë lindshmërie.

“Numri i fëmijëve për grua në rajonet e Dibrës, Kukësit dhe në përgjithësi në zonën e veriut është gati 2.2 fëmijë për grua, që konsiderohet një shifër e lartë në raport me faktin që në nivel kombëtar apo shtetëror, ne e kemi 1.4. Shifrat e INSTAT-it tregojnë që mungon një numër i konsiderueshëm i bebeve nga viti në vit. 22 mijë bebe më pak në 2018-n, në krahasim me 2017-n”, – tha Tushi.

Emigracioni, rënia e numrit të martesave, teknologjia dhe marrëdhëniet e rralla seksuale, po e kthejnë vendin në një “bombë demografike me sahat”, thekson sociologu./Top Channel



1 Comment

  1. ku eshte cudia ketu? Shoqeria shqiptare eshte shoqeri konservatore. Hipokrizia qe thote Tushi ka rrezik eshte ne kahun e kundert ku pretendohet e kunderta kur ne fakt nuk eshte e vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *