• |
ide | kryesore

Vokshi u përgjigjet kritikave të Topallit: E respektoj, por…

Lajme, Të fundit

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka folur për kritikat që bëri ish-nënkryetarja e kësaj partie Jozefina Topalli në një intervistë për Tv Klan ku tha se Kryesia e re është delegjitime dhe pa identitet. Në studion e emisionit “Byro politike” në Abc News, Vokshi tha se kritikat nuk qëndrojnë.

“E respektoj zonjën Topalli dhe kontributin që ajo ka dhënë për Partinë Demokratike. E respektoj edhe qëndrimin që ajo ka për kryesinë, por ka disa gjëra që unë i lexoj ndryshe.

Ajo thotë që personi më i votuar Kryesi ka më pak vota se gjysma e Këshillit Kombëtar, por nuk është tamam ashtu sepse ai ka më shumë se gjysma e personave që kanë votuar. Duhet pasur parasysh që edhe vota ka qenë e shpërndarë.

Sa u përket figurave që janë sot në Kryesi, ajo është një ndërthurje e të vjetrës me të rinjtë. Aty ka personalitete të shquara, ka ish-drejtues institucionesh të rëndësishme, aty ka ish-ministra, ka jurisë dhe ekonomistë, ka përfaqësues të ish-të përndjekurve dhe ish-pronarë. Të gjitha shtyllat e PD-së janë të përfaqësuara” –tha Vokshi.

Një ditë më parë, ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli bëri kritika të forta për mënyrën si u zgjodh kryesia e re e PD-së. ©LAPSI.al

4 Comments

  1. Ik jozefin se sben me ti jo se ke ber me par por tani je ndryshkur fare thjesht je pa vlere zhduku mos dil me me me me me

  2. Se si janë ish-pronarët shtyllë e PD vetëm një fyçkë si kjo mund ta tregojë. E para e punës ata nuk duhet ti quani ish-pronarë po pronarë të ligjshëm dhe e dyta po të ishit me ta nuk do mbështesnit protestën e hajdutëve e ndërtuesve pa leje të Astirit.

  3. Kjo vokshi paska harruar kur shkonte ti blinte paketen e cigareve dhe I kerkonte cigare jozefines,por ne pergjigjen e dhene nuk thote asgje per shqetesimin e saj,pd e saliut dhe lulit nuk I kane pjerdh dhe vazhdojne te mos I llogarisin me kete shtrese qe e kane vjedhur per 28 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu