• |
ide | kryesore

Vuçiç takon Merkelin: Duhet gjetur një kompromis për Kosovën

Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Davos, Zvicër, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Ai pas takimit është shprehur se duhet të gjendet një kompromis për Kosovën.

“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bënë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre”, është shprehur Vuçiq.

“Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi”, tha Vuçiq, duke shtuar se biseda me Angela Merkel nuk ishte e thjeshtë dhe se ata kaluan shumicën e kohës duke biseduar rreth Kosovës dhe integrimit evropian të Serbisë.

“Ne biseduam më shumë për Kosovë, integrimin evropian të Serbisë… Biseda nuk është e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi. Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, tha Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se ky takim ishte i rëndësishëm me Merkelin dhe se ishte rënë dakord të informonte kancelarën më shpesh rreth çështjeve të rëndësishme.

“Unë gjithashtu kam marrë një thirrje për ta vizituar Berlinin përsëri dhe sot kam mësuar shumë nga zonja Merkel”, tha Vuçiq.



2 Comments

  1. ate qe e tha zoti krijuesi gjithickaje mbi lirit dhe te drejtat,njerzore ullzimin dhe ndalesat,nuk ka krijese mbi siperfaqen e tokes qe mund ti thojne me mire apo bejne me mire,prandaj,nuk mbetet tjeter vetem se te gjith ti rrespektojme lirit dhe te drejtat njerzore hakun per cdo gje,kjo dhe vetem kjo eshte vula e gjitha zgjilljeve ,cdo anashkalim tashme eshte humbje kohe fuqie dhe mundesie per te gjith ato qe perpiqen ne padrejtesi,sot njerzimi po ndien vrullshem pasojat e padrejtesis se shekullit kaluar ne gjitha fushat,kjo ishte e kaluara ,qe ka trazuar te tashmen dhe po asfikson te ardhmen nese ne nuk shohim formimin permes vlerave, lirit dhe te drejtat hakun per gjithc,si menyra vetme dhe pazevendesueshme ,e funksionit te jetes dobive zgjilljeve gjalleris shpreses,qartesis vlerave virtytit siguris paqes zhvillimit permirsimit cilesis jetes ne toke,mos vall i mendoni njerzit format te pavlere figura,te padobishem ku vetem i fuqishmi mund te bejne cte duan ,me popujt jo zoterinje ,ju jeni krijesa jo krijues,e krijuesi gjithesise,i shperndan rrisqet diturin zgjilljet aty ku deshiron ai jo ju,ne mezin tone njerzore ,nese pranoni respektimin e te vertetes drejtes hakut njerzore,ju ne mezin njerzore nga lindja dhe prendimi jugu dhe veriu do gjeni njerez ndihmes dhe plotesues ne dobi ,per gjitha zgjilljet,por ato tani nuk u bashkohen sepse padrejtesia jua largon te gjith ,a bindeni qe toka bashke me gjithsin nuk jua plotsojne interesat e nje individi ,ne toke per shkak te egos se tije pafund,per pushtet dhe para, po kaq banor qe ka toka,kush jua ploteson ,ju me kete intensitet po masakroni te dobetit pafuqishmit dhe veten me njeri tjetrin ,doke i sjellur vetes suaj me angazhimin tuaj pacmangeshem nje fund te tmerrshem ate qe as ju vet nuk e deshironi per vetet tuaj por qe tashme ndollet ne prak,sepse po i sherbeni,,e kush i lla zgjilljet me mire se krijuesi gjithsise ,me te verteten drejten hakun ,si kufiri qe disiplinon egon ,frenon ate,pastaj vin marrveshjet mirkuptimi me reciprocitet sipas nevojes jo imponimit,dhe me baze vlerat virtytin ,sepse jemi njerz me natyralitet te theksuar njerzore logjiken ndjeshmerin meshiren dashurin per veten ,po keto vlera perse te mos i kemi per te gjith perderi sa ne kemi nevoje domosdoshmerisht per te gjith ne jeten tone perderi sa keshtu funksionojne lilljet zgjilljet ne porocesin e zhvillimit jetes si domosdoshmeri ne unitet duke u bere ndihmes dhe plotesues ne dobi ,shikoni gjitha krijesat si funksionojne as ne nuk mund te qendrojme te pandara,sepse te gjitha jetojme ne te njejtin planet ,ju ftoj largohuni nga padrejtesia kthehuni krijuesit tuaj kuptoni ligjet e tije ,respektoni te drejten hakun gjallesat gjithcka nese deshironi te respektoheni degjoheni nderoheni ,ndryshe jeni ju te paret autoret e te keqes ne toke per gjithcka ku faktet historia raliteti akuzon panderprerje aktoret dhe autoret e padrejtesise dhe gjith ka ajo sjell deri sa ti kapin cmimi saj

  2. Kompromis per Kosoven? Si shqiptar i Shqiperise e kam te veshtire ta kuptoj Presdentin e Serbeve. Ndoshta shtypi yne duhet shume ma teper te na japi informacione per idete e kendveshtrimet e serbeve per Kompromisin e Kosoves. Mitet serbe per Kosoven si djepi i serbise, jane thjesht nje spekullim historik. Per mitet kemi mesuar neper libra qe mitet historike te keqperdorura nga politka ka sjedhe luftra te tmershme boterore e rajonale. Shtypi yne duhet te beje reportazhe te serbeve te thjeshte dhe akademikeve se si e kuptojne ata kompromisin me viktimat e tyre shqiptaret?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *