• |
ide | kryesore

“Zëri i Amerikës”: Rama delegoi ministrinë e Jashtme vetëm me një fjali

Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, në ditën e parë të tij edhe si ministër i Jashtëm, ia delegoi të gjitha kompetencat e drejtimit të ministrisë dhe të përfaqësimit, zëvendësministrit Gent Cakaj

Delegimi i kompetencave ishte fjalia e vetme që zoti Rama shqiptoi në ceremoninë e kalimit të detyrës nga zoti Ditmir Bushati, i cili drejtoi diplomacinë shqiptare për 5 vjet e gjysëm.

Përplasja Rama – Bushati / Kunja që e bëri kryeministrin të heshtë

Zoti Cakaj ishte kandidatura që kryeministri Rama propozoi për ministër, por ajo u refuzua nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit ai kishte kryer shkelje ndërsa kishte shmangur pajisjen me certifikatë sigurie, si dhe kishte dhënë deklarata që binin në kundërshtim me linjat e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Vendimi i zotit Meta, shkaktoi një përplasje të fortë me qeverinë. Kryeministri Edi Rama foli për një shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit, dhe u detyrua që të merrte vetë përsipër edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Shumica ka parlajamëruar se menjëherë sapo të ngrihet Gjykata Kushtetuese, do të bëjë ankimim pranë saj duke kërkuar interpretimin e kompetencave të Kreut të Shtetit në rastin e emërimeve dhe shkarkimeve të ministrave./voa



4 Comments

  1. Asnji nuk e kuptoj ate veprimin e Rames sot. Me caktu minister te jashtem nje cilimi …. nuk paska shqiperia ?? Ca ishte ky idiotizem ?

  2. e gjith politika shqiptare mbahet fort mas krimit , nji perplasje e palve solli gjoja dorzimin e escobarit , te tjerat shkojne vijn kjoft fisheku i fundit qe perdoren ,sa ti han kryet njeni tjetrit

  3. Jemi bere vend -eksperimental-nga politika,qe nga tufezimi i njerzeve,tek tufezimi i bagetive dhe tani c’tufezimi dhe debimi i njerzeve duke mbushur adiministratat shteterore me -kopuke-qeverine me te droguardhe hajdute ,parlamentin me trafikante dhe kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *