• |
ide | kryesore

Miti që po thyhet në universitete

1, Ide



Ajo që po ndodh në universitete është një festë e vërtetë demokracie. Ndoshta, një ngjarje e pa precedent në këto tre dekada që pas rënies së komunizmit. Sepse për herë të parë me qindra punonjës që paguhen nga buxheti i shtetit, jeta e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër varet nga zyrtarët e kontrolluar nga qeveria, nga lakejtë e pushtetit, nga shefat e vendosur politikisht, kanë marë guximin të dalin hapur dhe të sfidojnë në mënyrën më dinjitoze të mundshme një qeveri shurdhe dhe autoritare.

Ata po thyejnë përditë e më shumë mitin rogëtarit kolulur, servil dhe që shikon punën e tij, të instaluar prej vitesh.
Fjala është për ata pedagogë që prej fillimit të këtij janari, jo vetëm i janë bashkuar kërkesave të studentëve, por kanë shkuar edhe më larg. I kanë kërkuar qeverisë Rama heqjen e vargonjve të pushtetit të parasë dhe autonomisë së cunguar që prodhon Ligji i shumë debatuar i Arsimit të Lartë.
Dhe e kanë bërë këtë në mënyrën më fisnike të mundshme: duke iu kundërvënë rektorëve dhe dekanëve të politizuar, që vazhdonin me thirrje për të rifilluar mësimimin, duke mbledhur forumet më demokratike të mundshme, asambletë e fakulteteve, ku për vendimet e mara janë shprehur me votën e tyre të lirë të tërë pedagogët.

Për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur hap pas hapi, kronika është e thjeshtë.

Në 15 janar gjithçka filloi në fakultetin e shkencave sociale, ku 75 pedagogët votuan për përkrahjen e kërkesave të studentëve, rrëzimin e reformës në arsim, tërheqjen e VKM-ve të qeverisë Rama të dala nën urgjencë dhe ankth, në fund të dhjetorit.

Lexo më tej:

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Ata nuk u mjaftuan me kaq. Në sallat e leksioneve që i shndërruan në aula debati, diskutimi apo projektimi dokumentarësh, ku mësimdhënës dhe mësimnxënës diskutonin së bashku, jo vetëm si bëhej më i mirë universiteti, por edhe krejt shoqëria, ata i drejtuan thirrje edhe fakulteteve të tjera për solidarizim.
Të hënën e kësaj jave, në një formë pak më të ndryshme, eksperiencën e përsëritën pedagogët e filologjikut. Ata organizuan një grevë një ditore që mbështetej tek po të njëjtat kërkesa.

Protesta/ Studentë e pedagogë bashkë te Filologjiku

Historia vazhdoi me votimin e asamblesë të të gjithë trupës mësimore të Gjeologji- Minierave dhe tani së fundi me atë të Shkencave të Natyrës.
Thelbi i gjithë këtyre lëvizjeve është solidariteti me studentët, rrëzimi i Ligjit për Arsimin e Lartë për të cilin kryeministri ka qenë kategorik, se nuk ndryshon, si dhe tërheqja e VKM-ve të qeverisë që në vend t’a çlirojnë e ndrydhin edhe më shumë autonominë universitare.

Por mbi të gjitha ato kanë rëndësi për diçka tjetër.

Pavarësisht se u ngjizën si reagim ndaj dhunës policore që u ushtrua ndaj studentëve këtë fillim viti, pavarësisht se u mbarsën nga përpjekja maoiste e Edi Ramës për tu rreshtuar në krahë të “ngelsave”, për të linçuar mësimdhënësit e tyre, pavarësisht se u frymëzuan nga arroganca e një qeverie që jo vetëm nuk dëgjon, por edhe urdhëron duke nxjerrë fermane, ato kanë një peshë historike.

Manipulimi/ Strategjia e Ramës për të vënë pedagogët kundër sutudentëve

Sepse ato do të mbahen mend si filizat e para, si aktet kurajoze që po tentojnë ti japin fund dorëzimit të pjesës më të iluminuar të shoqërisë përpara pushtetit, indiferencës për të reaguar ndaj të fuqishmëve që marrin vendime në emër të të gjithëve, frikës së përballjes me me ata që kanë në dorë shumë më tepër sesa pagat mujore.

Prandaj, ajo që po ndodh në universitetet kryesore të vendit, ku nën shembullin më të mirë të studentëve të tyre edhe pedagogët janë vetë organizuar, kanë mbledhur asambletë, kanë ushtraur demokracinë, duke votuar lirisht, është një ngjarje që duhet mbajtur shënim.

Pikërisht, në momentin kur shumëkush ka në majë të gjuhës togfjalshat: “në këtë vend nuk ndodh më asgjë”, “këtu ka vdekur çdo fibër dinjiteti dhe rezistence” me qindra pedagogë, për nderin e tyre, po dëshmojnë të kundërtën. Ata janë sot shembulli më i mirë i kësaj shoqërie.

©Lapsi.al



14 Comments

  1. Bravo Bushati, se propaganda e fuqishme e qeverise ja kalon asaj te para ’90 me medjat e psturpeshme qe nuk thone nje rresht per cka po ndodh, proteston ajka e shoqerise per kete marrezi qe qeverisemi e katndisemi ne mjerim

  2. jan guximtare pedagoget sepse i kan lejuar te jene guximtare, me sakte sot e ke mundesi te jesh guximtar. Do e quaja akt kurajoz nqs te njejten gje do e benin ne periudhen e qeverisjes Berisha ku te gjith keta detyroheshin te shkonin neper mitingjet e PD e viheshin ne rrjesht per nje. Te kunderviheshe ne ate kohe do ishte akt kurajoz, sot eshte bere ne mode

  3. Ne fakt stafi I Univ. u mbush me frymezim nga diskutimi i Lulit dhe Monikes se mbas nje muaji opozita e kthyer nga muaji I mjaltit ,nga Ora 11-12 do te jete ne proteste 5 ditet e punes.Studentet u preken shume dhe vendosen qe te shtune dhe te diel ta bejne pushim dhe te henen ne revolte.Mziu i daulles I fton te gjithe ne Kamez se e ka iftarin pa pare,qyl.

  4. Po, Bushat, pikerisht kjo po ndodh. Pedagoget po organizohen. Elita po kerkon zgjidhje. Nuk mund ta bejne arsimin e larte Henri Cili, Lindita Nikolli, Besa qe nuk flet shqip apo Rama i pashkolluar.

  5. Or taj zotni opinjonist ,se mos na i justifiko qikta pedagokt kur t hyjn n vetting sikur justifiko gjyqtar prokurort se osht sulm politik. Mo e forta do jet kur t thojn edhe qikta pedagogt qi milionat i kena fitu neper lloto ,kazino ene na i ka lon trashgim stergjyshja .

    1. O morramadh pedagogët kanë një jetë që kanë punuar me paga relativisht të larta, me kurse, e honorare të mara me mund, punë e ndershmëri, ndryshe nga ju plehrat rilindase që paguheni vetëm për të shgaravitur nja dy fjali me fjalë injorantësh.

  6. Qarte Andi. Edhe pse faktikisht dita per “festa demokracie” eshte akoma e larget, intensifikimi i protestave studentore, masivizimi i tyre, dhe perkrahja qe po i jepet atyre nga disa prej pedagogeve dhe publicisteve te njohur te mediave, eshte shprehje e qarte, se tashme dicka me te vertete pozitive eshte vene ne levizje. Kesaj here shurdhmemeceve duket se u ka ngecur sharra ne gozhde dhe s’po bejne dot me tej. Laskaret dhe sahanlepiresit e paskrupullt te pushtetit, te instruktuar qorrazi neper rrogoze rilindjoterish prej partiake, padyshim qe do bejne gjithshka te mundur per t’ja prere hovin kesaj levizje. Per t’ja arritur qellimit sherbeu dhe nderrhyrja e dhunshme e forcave policore Ajo ishte pjese e mekanizmit manipulues te dirigjuar nga “lart”. Sigurisht dirigjim i dobet amatoresk, gje qe po pasqyrohet, ashtu sic edhe pritej, me rinisjen e protestave. Nje pershkallezim i metejshem i protestave do conte detyrimisht ne gjunjezimin e kesaj qeverie shurdhmemece perballe forces se llogjikes se forte intelektuale.

    Sot pas gjashte vitesh “rilindjotizem pa fund”, pothujase ne cdo aspekt te jetes vihet re nje dezaster e vertete. Dezaster ekonomiko-financiare, dezaster arsimore, dezaster kulturore, e si rjedhoje dhe dezaster politike, “konkretizimi dinjitoz” i se ciles ishte zhvarrosja dhe rrizhvarrosja e eshtrave te kalbura te nje atdheshitesi, “bemat” e te cilit jane stamposur me shkronja te zeza ne veprat letrare te historise. Perkeqesimi i vazhdueshem te kushteve te mesimdhenies per shkak te aplikimit te “deformes arsimore” padyshim dikur do korrte frytet e saj. Fryte te kalbura keto si pasoje e keqmenaxhimit, arrogances, cinizmit dhe paaftesise se kesaj kuplaraje politike per t’u perballur denjesisht me problemet serioze qe po hasin perdite e me shume studentet, profesoret, konsumatoret, biznesi i vogel, dhe pothuajse gjithe taksapaguesit e ndershem te kesaj shoqerie te demoralizuar dhe sfilitur si mos me keq.

    Si asnje here tjeter, sot keta studente e pedagoge atdhedashes e te ndershem, jane mese te vetedijshem per rolin e tyre ne histori. Zgjuarsia nuk u mungon, keshtu qe me pak vullnet, mprehtesi politike dhe aftesi organizative, ata ne nje te ardhme te afert mund t’ja arrijne t’i vendosin vete rregullat e lojes, pa qene nevoja te “konsultohen” me ata, te cilet po mundohen me hir dhe pahir per t’i percare dhe per t’i vene me pas nen kthetrrat e nje pushteti akoma edhe me autoritar se sa ky i sotmi.

    1. Doktor ,profesor (master shkencor) franqeshtajn dukeni sikur jeni goditur nga nje fallus gamori ne kaptine Ju lutem pini nje supost dhe qetesohuni pastaj ndertoni strategji fituese politike.

  7. Jam kurioz te di se cfare do bejne komentuesit proqeveritare nese nje dite do kemi ndryshim qeverije. A do silken edhe keta si TV Klan?

  8. Koha eshte tani per te shprehur revolten,koha eshte tani qe intelektualet me integritet te behen bashke ,koha eshte tani per kontibutin e gjithsecilit aq sa mundet per veten e vet,koha eshte tani per te kerkuar llogari sot e cdo dite se cfare u be me perfaqesimin tim,koha eshte tani dhe kjo eshte vendosur :qeveri teknike antikorrupsion me elemente apolitik te paperfshire me pare,me profesionalizem dhe integritet qe beson ne vlerat e familjes, ne perkushtim ndaj atdheut dhe mbi te gjitha qe beson ne Zot.Nuk ndertohet pa Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *