• |
ide | kryesore

Dash Shehi: Me Lubonjën jemi zënë me grushta, por tani…

Lajme, Të fundit



Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi thotë se opozita duhet të bëjë për vete figurat më të spikatura që janë kundër mënyrës se si po qeveris Edi Rama. Në studion e emisionit “Arena” në Ora Neës, Shehi tha se emra të njohur të shoqërisë civile duhet t’i bashkohen aksionit opozitar.

“Unë do të ftoja Bashën, besoj se do ta bëjë këto ditë, që të ftojë njerëz jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste. Në këtë plazmë opozitare të fusim, personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike, etj.

Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti. Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte, por ai luan rol të rëndësishëm. Fuga, profesori luan një rol, Plasari…

Nuk mund të vëmë në resht Plasarin, aq më tepër Lubonjën. Ata japin një kontribut të madh për të rrëzuar Ramën. Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse nëse na pëlqejnë neve nuk luajnë të njëjtin rol”, – tha Shehi.



3 Comments

  1. I jap plotësisht të drejtë Dash Shehit në pretendimin e tij që partitë duhet të jenë më të përfaqësuar nga bazat e tyre e jo nga liderët. Por ja që në Shqipëri mesa duket kjo nuk funksionon.
    Nese do të funksiononte kjo, partia e Dashit do të ishte sot partia më e madhe.
    Po sa elektorat ka Dashi vetë ?
    Nëse ai nuk do të përfshihej në listat e PD, sot do të ishte haruar si deputet e politikan.
    Ka plotësisht të drejtë Dashi kur thotë se sot kryesorja është që nga pushteti të rrrëzohet Rama e për këtë duhet të krijohet një bashkëveprim me figurat më të shquara intelektuale publike me Lubonjë, Fugë e Plasar, por fakt është se partia më e organizuar e më e fuqishme opozitare është sot Partia Demokratike me liderin e saj Basha.
    Nese dashamirët e demokracisë do të bëjnë në të njejtën kohë kritikë opozitare edhe me PD edhe me PS, Edi Rama nuk shkulet nga pushteti.
    Mesa dijmë, në programin e tij për sistemin zgjedhor, z.Basha ka deklaruar publikisht se ka po të njejtin objektiv me ate të Shehit, që deputetët të zgjidhen nga baza.
    Por PD nuk mund ta realizojë këtë program të saj, nëse nuk zbret nga pushteti i pakufizuar Rama.
    Nëse ai do të vazhdojë të jetë në pushtet,çfardo sistemi zgjedhor që të ketë, votat ose do të blihen me paratë e pista të mafies, ose mafia do të detyrojë me kërcënime votimin për shefin e tyre, ose duke dëgjuar kritikat e opozitës së opozitës, veç qindra mijë shqiptarëve të emigruar, edhe disa qindra mijë të tjerë nuk do të dalin në votime.
    Politikanët me ide demokratike e intelektualët e shquar që kërkojnë progresin demokratik të Shqipërisë, duhet të heqin dorë nga fantazitë e të veprojnë mbi realitetin e shoqërisë shqiptare.
    Së pari duhet të shkulin nga mentaliteti që u mboll në shoqërinë shqiptare për afeksionin ndaj liderit autokrat.
    Megjithë problemet e shumta të sistemit të brishtë demokratik pluralist, është fakt që ky sistem është ku e ku më i mirë se ai diktatorial njëpartiak komunist, e kjo duhet të theksohet gjithmonë nga intelektualët për të zhvlerësuar çdo nostalgji për diktaturën enveriste.
    Është e marëzishme të kërkohet sot në Shqipëri ndryshim sistemi politik.
    Mund të flitet për përmirësim të këtij sistemi duke aktivizuar mekanizmin e votës së lirë e jo të ndryshojmë sistemin që nostalgjikët e diktaturës enveriste e përkthejnë ne kthimin e sistemit të tyre të perënduar.

    1. kshu thuheshe dhe ne 2013 qe Rama e PS nuk vijne kurre ne pushtet sa kohe te jete Berisha po ja qe ndodhi ndryshe e Berisha u mund me 1 milion vota kunder. Kshuqe ka gjithmone shprese per ndryshim. Ti thua qe so blihen vota po ja qe e njejta gje thuheshe dhe ne 2013, Berisha blen vota, ka administraten me vete, kercenon njerezit se ikin nga puna, ka gjykatat dhe e pe si e mori me gjykata basha bashkine… e te tjera si keto po prap humben keqas me 1 milion vota kunder. Ndaj mos e humb shpresen, Rama madje sot ndihet me pak i pamposhtur sec ndiheshe Berisha ne 2013 kshuqe eshte dhe me e lehte ta mundesh

  2. O Dash dilni e frymezoni njerezit, mos qendroni nen hijen e partive pooitike, se merrni kosto qe nuk ju takojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *