• |
ide | kryesore

F1, Irvine i sulmon të gjithë: “Vettel i mbivlerësuar, Hamilton vite dritë larg Schumacher”

Sport



Formula 1 nuk ekziston më, të paktën e tashmja nuk I afrohet fare të shkuarës. Ky është mendimi i Eddie Irvine, ish-pilotit të Ferrarit që dikur ka rivalizuar me kampionë të padiskutueshëm. 53 vjecari i sulmon të gjithë, madje edhe ikonat e cirkusit aktual Sebastian Vettel e Lewis Hamilton. “Ferraristi është jashtëzakonisht i mbivlerësuar, nuk e kuptoj si ka bërë që ka fituar 4 Botërorë”, ka ashpërsuar tonet për Bbc irlandezi që të kaluarën e ka cilësuar gjermanin “fëmijë të përkëdhelur”.

Irvine nuk është ndaluru në analizën e tij kritike: “Mendoj se Vettel është i aftë nëse është në krye të garës dhe nuk e rivalizon askush. Ndërsa kur sheh Leëis të sulmojë, ai është i përqendruar tek gara dhe shumë përpara rivalit të tij. Vettel, kur garon me dikë, përqendrohet aq shumë tek piloti tjetër se nga do të shkojë aq sa përplaset me të, gjë që i ndodh pothuaj gjithnjë” .

Nuk është se shpëton piloti anglez i Mercedes në sulmet frontale të Irvine: “Mendoj se është më i miri tani, por nuk është absolutisht në nivelin e Michael Schumacher e nuk mendoj se i afrohet për më tepër, edhe pse po koleksionon shumë fitore, por ka makinën më të mirë”.

Krahasimi me të shkuarën është gjithnjë: “Michael punonte cdo ditë, ashtu si Senna, ndërsa Leëis ka ditët e tij të lira. Nëse shihni dy vitet kur Lewis e Button ishin bashkë, Button ka bërë më shumë pikë se ai në atë hark kohor. Askush nuk e ka bërë këtë gjë me Michael, niveli i tij i përfaqësimit ishte në mënyrë konstante më lart”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *