• |
ide | kryesore

FOTO/ Zhduken pa lënë gjurmë 2 vajza shqiptare në Angli

Lajme, Të fundit



Dy adoleshente shqiptare janë zhdukur pa lënë gjurmë në Angli. Prej disa ditësh policia britanike është vënë në kërkim të tyre ndërsa në alarm janë edhe familjarët dhe të afërmit e tyre. Bëhet fjalë për 14-vjeçaren Griselda Dautin, njohur me emrin Risa dhe Gabriella Shenbitrasi, e njohur si Bella, 17 vjeç.

Policia në Cardiff ka publikuar në Twitter fotografitë e të dy vajzave shqiptare, duke treguar detaje për të dhënat e tyre. policia britanike bën apel për ndihmë duke kërkuar ndihmë për këdo që i ka parë apo ka informacion për to. Mendohet se vajzat ndodhen në shoqërinë e njëra tjetrës prej datës 14 janar. ©LAPSI.al

policia



1 Comment

  1. Uroj ti gjejne vajzat sa me shpejt dhe te jene shendosh e mire. E marr me mend vuajtjen e atyre prinderve.Zoti i ndihmofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *