• |
ide | kryesore

Kupa e Francës: Psg shkon në 1/8, por Neymar del nga fusha me lot në sy…

Sport



Psg bën detyrën në Kupën e Francës, duke mundur 2-0 në Parc de Prince Strasburgo, duke u kualifikuar kështu në 1/8 e finales. Vendosin golat e shënuar nga Cavani në fillim të ndeshjes e Di Maria 10 minuta nga fund, por Tuchel nuk i gëzohet dot fitores: Neymar ka dalë nga fusha me lot në sy, gjatë pjesës së dytë me dhimbje të forta në këmbën e djathtë, të operuar në sezonin e kaluar.

Më keq nuk mund të bëhej. Braziliani pësoi një dëmtim edhe gjatë ndeshjes së fundit me kombëtaren e Brazilit, por nuk u duk gjë serioze. Vetëm se këtë herë, gjërat janë shumë më serioze duke qenë se bëhet fjalë për këmbën e operuar dhe frika në Paris, ëprpara përplasjes Champions është e madhe.

Në ndeshjet e tjera, Dijon mposhti 6-3 në transfertë Saint Etienne, Rennes mposht 2-0 Saint-Pryve, formacion i divizionit të katërt, Caen fiton jashtë fushe 6-0 kundër Viry-Chatillon, e të njëjtës kategori, ndërsa për dy ndeshjet e tjera nuk kanë mjaftuar kohët e rregullta. Orleans, skuadra Ligue2, ka dashur kohët shtesë për të marrë më të mirën, në transfertë, ndaj Bergerac, divizioni i katërt, me rezultatin 3-2, ndërsa shkoi tek penalltitë sfida mes Marignane, divizioni i tretë, e Croix, me këtë të fundit, skuadër e divizionit të katërt, që pas 0-0 në 120 minuta kaloi me rezultatin 4-3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *