• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Kërkohej nga policia, vritet në Prishtinë turku i përfshirë në heroinën e Hasit

Lajme, Të fundit



Një nga personat e shumëkërkuar për laboratorin e heroinës të zbuluar në Has disa muaj më parë është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë. 48-vjeçari turk Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por burime ende jo zyrtare thonë se ai është gjetur i vdekur në 2 dhjetor 2018 dhe se deri tani ngjarja nuk ishte bërë publike.

Cesuroglu ishte në kërkim si një nga personat që kishin organizuar ngritjen e laboratorit të heroinës në Brenogë të Hasit. Në banesën ku turku u gjet i vdekur, policia kosovare ka gjetur edhe një sasi heroine. Dyshohet se ai është vrarë edhe pse nuk janë ende të qarta rrethanat e vdekjes së tij.

Në kërkim është edhe një turk tjetër i identifikuar si Iskënder Sale, 35 vjeç. Në arrati është edhe ideatori i ngritjes së këtij laboratori në Has, biznesmeni Admir Hoxha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. MAFIA ESHTE SHUME E RREZIKSHME , SIDOMOS KUR NE TE HYNE EDHE POPLITIKA BEHET AKOMA ME E RREZIKSHME DERI E PATHYESHME .

  2. Banditet e saliut ne polici ne bashkepunim me banditet e saliut jashte ekzekutuan turkun e heroines te Hasit,kur po behej gati te dorzohesh dhe te shpjegonte veprimtarine e bandes se heroines qe mbrohej nga kulici

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *