• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Maqedoninë, flakë dhe dhunë jashtë parlamentit grek (FOTO)

Lajme, Të fundit



 

Parlamenti grek nuk e ka miratuar ende marrëveshjen e Prespës për emrin e ri të Maqedonisë. E teksa brenda në sallë vijojnë debatet mes deputetëve, jashtë sheshi situata është tepër e rëndë. Një grup prej rreth 100 personash, hodhën gurë dhe fishekzjarre kundër forcave të policise, të cilat u përgjigjen me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës. Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Raportohet për disa persona të plagosur dhe disa të arrestuar. Opozita akuzon qeverinë për tradhëti kombëtare. Ndërsa kryeministri Tsipras akuzon opozitën se ka nxitur grupet ekstremiste të kercenojne deputetët e shumicës duke iu ushtruar atyre presion jashte banesave. Mediat greke raportojnë se ekstremistët kanë dëmtuar shtëpitë e 3 deputetëve të partisë SYRIZA. Protestat do të vijojnë edhe nesër paradite, kohë kur pritet që parlamenti të votojë për ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *