• |
ide | kryesore

Messi kthehet në kombëtare, Icardi Higuain e Dybala në telashe

Sport



Lionel Messi kthehet në kombëtaren e Argjentinës. Lajmi nuk është akoma zyrtar, por do të jetë së shpejti. Numri 10 i Barcellona do të grumbullohet për dy ndeshjet miqësore që bardhekaltrit do të luajnë në muajin mars, në 22 kundër Venezuelës e në një datë të pacaktuar në Gjermani kundër Republikës Ceke.

Lionel Scaloni, tekniku i Kombëtares amerikano-jugore, ka raporte shumë të mira me Pleshtin e i ka bashkëvepruar me yllin e Barcelonës të gjitha mos thirrjet në grumbullime, por tani koha shtrëngon. Nga 14 qershori në 7 korrik në Brazil do të luhet Kupa e Amerikës e Messi dëshiron të jetë si protagonist. Nuk do të ketë shumë raste për tu ambjentuar përsëri me Selecciòn, vetëm se tani problemi do të jetë të kuptohet se cfarë do të ndodhë me Higuain, Dybala e mbi të gjithë Icardi, që është konsideruar gjithnjë një armik nga sulmuesi blaugrana.

Prezantimi i fundit i Messi në kombëtare i takon humbjes me Francën që dekretoi lamtumirën nga Botërori i Rusisë. Që atëherë, zero prezenca e zero grumbullime. Por ndërkohë situata është stabilizuar, Scaloni ka shumë mundsi të jetë në pankinën e Argjentinës për Kupën e Amerikës, kështu është gati të rithërrasë Messi, por edhe lojtarë të tjerë me peshë si Aguero, Di Maria e Otamendi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *