• |
ide | kryesore

Nuk ka paqe Ronaldo: sanksione të mundshme në Portugali për dënimin për evazion fiskal

Sport



Portugalia do të analizojë vendimin e drejtësisë spanjolle mbi cështjen që lidhet me Cristiano Ronaldo, që ka pranuar dënimin për evazion fiskal, për të vlerësuar nëse të tërheqin ose jo nderimet e dhëna për sulmuesin e Juventus. Fjalët janë thënë nga vetë presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, për shtypin: “Ligji është shumë i qartë. I takon kancelarëve të urdhërave kombëtarë të verifikojnë nëse ekzistojnë situata për heqjen e një nderimi”.

Zyra e shtypit presidenciale ka shtuar që do të presë të marrë “versionin origjinal të vendimit final të autoriteteve spanjolle” përpara se të vendosin cfarë të bëjnë. Ronaldos i është dorëzuar në 2014 medalja madhe e Urdhërit Dom Henrique, ndërsa në 2016 Kryqi i Madh i Urdhërit të Meritës. Në Madera, arqipelagu ku ka lindur CR7, autoritetet kanë siguruar se asnjë vlerësim nuk do ti hiqet 33 vjecarit: “Këtu Ronaldo është parë gjithnjë si një person i bukur”, ka shpjeguar Miguel Albuquerque, presidenti i rajonit autonom. “Është portugezi më prestigjoz në botë”, ka thënë ai duke shtuar se dënimi kundër lojtarit derivon “nga interpretimi i një cështje fiskale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *