• |
ide | kryesore

“Nuk kam vdekur, nuk isha në atë avion”: Zhdukja e Emiliano Sala vishet me mister

F1, Sport



Zhdukja e emiliano Sala po bëhet gjithnjë e më shumë mister dhe tani bëhet fjala për pronësinë e avionit. Ishte përhapur lajmi se mjeti ishte i ndërmjetësit të futbollit Mark McKay, por direkt i interesuari ka mohuar gjithcka: “Mund të konfirmoj se kur Emiliano e agjenti i tij Meissa N’Diaye më thanë se dëshironin të ktheheshin në Nantes, pasi firmosën kontratën të premten, nisa të organizoj fluturimin për ti kthyer në Nantes të shtunën në mëngjes. Atë mbrëmje u konfirmua se kishte një fluturim të disponueshëm për të shtunën e që më pas do ta kthente në Cardiff. Kontaktova me Cardiff FC e agjentin e tij dhe do të vazhdoj ta bëj. Dua të qartësoj, e të mohoj atë që kanë thënë gazetat, se avioni që u përfshi në këtë aksident nuk i përket në asnjë mënyrë, as mua e as ndonjë pjesëtari të familjes sime”.

Nuk ka ende të reja nga kërkimet, por ka një mister: në bord të Piper Malibu që u nis nga Nantes drejt Cardiff duhet të ishte edhe piloti i dytë, David Henderson që mbrëmjen e të hënës 21 janar, kishte bërë kontrollin së bashku me sulmuesin Sala e pilotin tjetër Ibboston. Lajmi është dhënë nga e përditshmja franceze Ouest France e Henderson në rrjetet sociale ka saktësuar: “Në kundërshtim me atë që ka thënë shtypi, nuk kam vdekur! Nuk isha në atë avion…”.

Policia e ishullit Guernsey ka njoftuar se kërkimet kanë nisur në mëngjes, për të gjetur gjurmë të avionit të rrëzuar me në bord Emiliano Sala e pilotin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *