• |
ide | kryesore

Orari/ 5 avionë të NATO-s do të fluturojnë 5 minuta mbi Tiranë

Lajme, Të fundit



Sot mbi Tiranë do të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli. Rreth orës 11:00 avionët pritet të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë.

“Ne orën 10.55 deri ne 11.00 do te kryhet fluturimi demonstrativ i 5 avionëve të NATO: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A”, – u shprehën burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes.

Misioni ajror vjen në ditën e vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit Wolters. Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca pritet te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.

Këtë të enjte, në ora 10.30 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, është planifikuar të zhvillohet ceremonia e pritjes se Komandantit të Forcës Ajrore te NATO, gjeneral Tod Wolters. Më pas, Wolters do ketë një deklaratë të përbashkët për mediat me Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *