• |
ide | kryesore

Pas Trump, edhe Rama njeh kreun e opozitës si President të Venezuelës

Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan Donald Trump tha një ditë më parë se një liderin e opozitës në Venezuelë, Juan Guaidó si president të përkohshëm të vendit. Njoftimi erdhi vetëm pak minuta pasi 35-vjeçari shpalli veten e tij si kryetar të vendit në një deklaratë të mbajtur në Caracas. Një numër vendesh të Amerikës Latine si Brazili, Kolumbia dhe Peruja e njohën menjëherë atë si kryetar të vendit pas protestave masive kundër presidentit Nicolás Maduro.

Protestat e venezuelianëve nisin pas rënies së fortë ekonomike të vendit. Hiperinflacioni, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe shkurtimet e vendeve të punës shkaktuan zemërim në vend. Maduro u betua në një mandat të dytë në detyrë në fillim të muajit pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita dhe denoncimeve të shumta për manipulim të zgjedhjeve.

Rama i lumtur për foton me Trump, por çfarë i tha para se të zgjidhej president (VIDEO)

Pas njohjes së kreut të opozitës si President, Maduro ndërpreu marrëdhëniet me SHBA duke kërkuar largimin nga vendi të të gjithë diplomatëve amerikanë brenda 72 orëve. Ai akuzoi Uashingtonin se kishte organizuar një grusht shteti në vend. Këtë të enjte ka ardhur edhe reagimi i Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama shkoi në Twitter se edhe vendi ynë njeh liderin e opozitës si president të përkohshëm të vendit. ©LAPSI.al

 

Meta i dërgon letër Trump: Na fal për atë që bëri Rama në OKB!

Rama: Letra e Metës për Trump, njëlloj si goditja me këpucë 

Rama, gjatë gjithë samitit pas Trump. I dështojnë përpjekjet për t’iu afruar (Galeria e Fotove)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *