• |
ide | kryesore

Përjetësisht i humbur: ndërpriten përfundimisht kërkimet për Emiliano Sala

Sport



Janë mbyllur përfundimisht kërkimet për avionin, me të cilin udhëtonin Emiliano Sala e piloti, që u rrëzua të hënën në mbrëmje në Kanalin e La Manshit. Pas tentativës së fundit të ekipeve të shpëtimit, kërkimet nuk dhanë asnjë rezultat (u kërkua në këmbë edhe në ishullin Burhou) dhe njoftimi zyrtar nga kapiteni i portit të Guernsey, David Barker, në orën 16.16, theksoi se shpresat për të gjetur të mbijetuar tashmë ishin shuar.

Kapiteno i portit Guernsey, David Barker, ka njoftuar gjithashtu ndërprerjen e kërkimit të avionit të rrëzuar në kanalin e La Manshit me në bord futbollistin Emiliano Sala e pilotin. I pafat argjentinasi, që sapo kishte nënshkruar një kontratë të rëndësishme me klubin e Premier League, Cardiff City, duke bërë kapërcimin në kualitet nga Nantes, me të cilin luante. Vetëm se në Uells sulmuesi nuk luajti dot kurrë…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *