• |
ide | kryesore

Sekuestrohen 5.2 milionë euro pasuri dhe 7 apartamente në Lezhë

Lajme, Të fundit



Llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme me vlerë 5.2 milionë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Sipas policisë ata janë në pronësi të 2 personave dhe dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Emrat e personave të cilëve iu ështës sekuestruar kjo pasuri nuk dihen ende.

“Sekuestrot janë rezultat i punës hetimore të Policisë së Lezhës që ka referuar materialet procedurale mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, për përfitimin e tyre nga veprimtaria kriminale, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Prokuroria ka filluar procedimin penal për veprën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” në ngarkim të dy shtetasve, duke e finalizuar me sekuestro të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë me vendim te datës 23 janar 2019″ – informon policia e shtetit. Sekuestrot janë llogari bankare në vlerë totale rreth 5.2 milionë euro dhe 7 apartamente.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *