• |
ide | kryesore

Shkatërrohet një segment i rrugës automobilistike në Peqin, shkak është bërë erozioni

Lajme, Të fundit



Për shkak të gërryerjeve prej rrjedhës së lumit Shkumbin si dhe nga eurozioni është shkatërruar një segment i rrugës automobilistike në fshatin Çengelaj, në drejtim të fshatit Trash në Njësinë Administrative Shezë në Bashkinë Peqin.

Dëmtimi i këtij segmenti rrugor për pasojë mund të pengojë qarkullimin e mjeteve në një prej akseve më të rëndësishme që lidh fshatrat e një pjese të Peqinit me Belshin.

Bashkia e Belshit është vënë në dijeni të kësaj situate. Pritet që inxhinierët të vlerësojnë situatën e krijuar dhe të bëhet një projekt për të ndërhyrë urgjentisht, në mënyrë që të shpëtohet shkatërrimi i gjithë bazamentit të rrugës.

Në një komunikim në telefon Administratori i Njësisë Administrative Shezë, z.Shefqet Tabaku bëri me dije se për situatën e krijuar në rrugën Pajovë-Belsh, ku një segment është shkatërruar si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit është vënë në dijeni bashkia Peqin.

Sipas Administratorit Tabaku, bazamenti i rrugës ka rrëshkitur në afërsi të fshatit Gryksh i Vogël. Bashkia Peqin aktualisht ka dërguar në terren specialistët përkatës dhe është vendosur të merren masa të menjëhershme për riparimin e rrugës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *