• |
ide | kryesore

Shtatë muaj betejë për tu kthyer të arbitrojë në Serie A: vendimi I paprecedentë për Gavillucci

Sport



Claudio Gavillucci duhet të kthehet të arbitrojë në Serie A. Një vendim i paprecedentë është dhënë nga Gjykata e Apelit federal, që pas shtatë muajsh betejë ligjore i ka dhënë të drejtë arbitrit 39 vjecar nga Latina. Verdikti është dhënë nga doktor Santorom që ka përmbysur plotësisht vendimin e 3 dhjetorit me të cilin gjykatësi Proietti kishte vlerësuar të pabaza arsyet e Gavillucci. Kjo është edhe komunikata që lejon arbitrin të kthehet në detyrë, por cështja është pak më e komplikuar:

“C.F.A., në vlerësim të ankimimit të propozuar nga zoti Gavillucci Claudio, anullon vendimin numër 1 të 30.6.2018 AIA, në pjesën ku “komunikon” dorëheqjen e zotit Gavillucci”.

Vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë tani, duke qenë se nuk ka analogë të këtij vendimi e nuk ekziston rregullore për ta bërë ekzekutive një verdikt të tillë. Gavillucci mund të kthehet të drejtojë në Serie A edhe menjëherë, por më parë duhet të kryejë testet fizike dhe vizitat mjekësore të cilave nuk i është nënshtruar që nga vera e kaluar , kur u përjashtua nga organika.

E kotë të thuash se raportet mes Gavillucci e presidentit të AIA Nicchi janë të tensionuara: vështirë të mund të mendosh për një bashkëjetesë të lehtë, vetëm në rast se dizenjatori Rizzoli nuk tenton të bëjë ndërmjetësin për të bërë një lloj paqe, në mënyrë që ti japë aplikim një vendimi të pamenduar të Gjykatës së Apelit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *