• |
ide | kryesore

Tenton të përdhunojë një vajzë në makinë, arrestohet 28-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 28-vjeçar ka tentuar të përdhunojë në makinë një vajzë, e cila kishte dalë për kafe me të. Vajza ka treguar se kishte dalë me shtetasin A.B thjesht për një kafe. Në momentin që ata ndodheshin në makinë, i riu ka tentuar të kryejë marrëdhënie me vajzën, e cila është munduar të bëjë rezistencë.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.B., 28 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një  shtetase. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur nē tentative’, parashikuar nga nenet 102 e 22  të Kodit Penal”,-njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *