• |
ide | kryesore

U betua mbi kuran për pastërti, përjashtohet 8 vjet Romela Begaj për doping

F1, Sport



Romela Begaj është përjashtuar për tetë vjet nga aktiviteti sportiv, nga Federata Botërore e Peshëngritjes, pasi peshëngritësja shqiptare nuk arriti të mbrohet përpara gjykatësve, në lidhje me daljen pozitive në testet anti-doping gjatë Botërorit të vitit 2017. Praktikisht një përjashtim përjetë nga sporti, duke qenë se Begaj është 33 vjec dhe pezullimi përfundon në moshn 41 vjecare.

“Betohem mbi kuran se nuk kam përdorur asnjë substancë të ndaluar dhe jam e pastër” deklaronte në atë kohë Begaj, pas përgjigjes së parë të testeve në fillim të vitit 2018, kur peshëngritësja rezultoi pozitiv me stanazanol. Në fakt, në dhënien e vendimit ka ndikuar precedenti i vitit 2004, kur Romela Begaj rezultoi pozitive me të njëjtën substancë. Arbitrazhi Sportiv mbetet opsioni i fundit ku Romela Begaj mund të gjejë zgjidhje.

“Duke qenë se sportistja e ka të përsëritur pozitivitetin ndaj dopingut, do të dënohet me sanksionin maksimal që është 8 vjet dhe do të hiqen të gjitha rezultatet nga aktiviteti ku ka rezultuar pozitive dhe të gjitha rezultatet nga periudha e fillimit të kësaj çështjeje, që është fundi i vitit 2017”, lexohet në vendimin e Federatës Botërore të Peshëngritjes.

KUSH ËSHTË ROMELA BEGAJ
Romela Begaj e datëlindjes 2 nëntor 1986, është një nga peshëngritëset më të spikatura në vend. Në 11 nëntor 2014 në Almaty ajo u bë kampione e botës në stilin e shkëputjes për kategorinë deri 63 kg, që ishte edhe arritja më e rëndësishme për peshëngritësen.

28 vjecare në atë kohë, Begaj u bë femra e parë shqiptare që fitonte medaljen e artë në Kupën e Botës, duke ngritur 113 kg në shkëputje. Sidoqoftë më pas, Begaj dështoi në testet anti-doping për këtë evend dhe rezultati iu fshi.

Më parë, Begaj ka përfaqësuar Shqipërinë në Europianin e 2008, u kthye në shtëpi me medaljen e argjendtë. Kampionia ka marrë pjesë për ngjyrat kuqezi edhe në Olimpiadën e Pekinit në 2008, ku përfundoi e 6 në kategorinë nën 58 kg. Ndërsa në 2011, në Kupën e Botës, Romela e mbylli garën me medaljen e bronxtë në shkëputje, ku ka qenë gjithnjë pika e saj e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *