• |
ide | kryesore

Amal zhvendoset në Sardenjë, përforcohen zërat për divorc

Paparazzi, Slider



Martesa e tyre 4-vjeçare konsiderohej si një nga më të qëndrueshmet në showbiz-in botëror por George Cloouney dhe Amal Alamuddin duket se janë drejt divorcit. Sipas “Radar Online”, dhe “People”  Amal është larguar së bashku me me binjakët në shtëpinë e re të çiftit në Sardenjë.

Burimet pranë çiftit kanë shtuar se Amal i ka thënë George se nëse shkon që të takojë fëmijët, ai duhet që të qëndrojë në shtëpinë e mysafirëve. Në lidhje me këto lajme ka reaguar dhe vetë aktori, i cili për “Hollywood Life” është shprehur se “historia është e sajuar”. Ndërkohë vitin e kaluar, Amal foli për historinë e saj të dashurisë, duke pranuar se aktori i “Hollywood”-it ishte “dashuria e madhe që ajo gjithmonë kishte shpresuar se ekzistonte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *