• |
ide | kryesore

Dilan dhe Birkan pranojnë lidhjen e tyre

Paparazzi, Slider



Dilan Cicek Deniz dhe Birakn Sokullu përfliten prej kohësh tashmë se janë në një lidhje

. Por, duke qenë se secili prej tyre sapo ka lënë pas krahëve një histori dashurie, dy të rinjtë nuk kanë dashur të nxitohen duke konfirmuar direkt romancën e re. Ata janë parë shpesh herë së bashku, por janë kujdesur gjithmonë të ruajnë distancën. Një mënyrë kjo për të mos i lënë paparacët të konfirmonin lidhjen. Megjithatë, tashmë duket se ndihen gati të ndajnë dashurinë e tyre me publikun e gjerë. Dilan dhe Birkan janë fotografuar ditën e djeshme, teksa dilnin nga një restorant. Por, këtë herë, çifti nuk kanë ngurruar të ecin të kapur për dorë dhe të shprehin lumturinë e tyre. Ndërkaq, Birkan ka thënë: “Po mundohemi të njohim njëri-tjetrin. Kemi një lidhje të re, e cila deri tani po shkon shumë mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *