• |
ide | kryesore

Ish-ministri Bushati për marrëveshjen e Prespës: Zgjidhi mosmarrëveshjet e 27 viteve

Lajme, Të fundit



Ditmir Bushati, ndonëse nuk është më në funksionin e Ministrit të Jashtëm, duket se vazhdon të ndjekë ende me interes zhvillimet e fundit në rajon. Bushati ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e marrë prej Parlamentit grek për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.

Kjo marrëveshje sipas tij, i jep fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit.

 “Vota e Kuvendit të Greqisë për Marrëveshjen e Prespës zgjidhi mosmarrëveshjen prej 27 vitesh mbi çështjen e emrit dhe hap dyert për pranimin në BE të NATO-s dhe BE. Ky është një moment historik për Ballkanin dhe Evropën. Urime! @NikosKotzias @Dimitrov_Nikola @Zoran_Zaev @tsipras_eu @Zoran_Zaev”,- shkruan Bushati.

Parlamenti grek ka ratifikuar sot ‘Marrëveshjen e Prespës’. Mësohet se marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *