• |
ide | kryesore

Kërcënimi i ShBA/ Heqja e taksës si premisë për coptimin e Kosovës

Kryesore, Lajme



Presioni amerikan mbi qeverinë Haradinaj për heqjen e tasksës që Kosova ka vënë ndaj prodhimeve serbe po merr nota kërcënuese. Deklarata e kësaj të premteve ngjan si dy pika uji me lajmin e bërë publik në 14 janar ku thuhej se mos pengimi i dialogut Kosovë – Serbi ishte një interes amerikan dhe kush bëhej pengesë për të do të përballej me pasoja. Kjo thuhet edhe sot në deklaratën e ambasadës amerikane në Prishtinë (lexoje poshtë të plotë)

Atëherë kryeministri Ramush Haradinaj me anë të kabinetit të tij mohoi të ketë marë një letër duke rrefuzuar të tërhiqet nga taksa për produketet serbe. Por tani presioni po shtohet. Kjo e ka bërë shefin e grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, një përkrahës i presidentit Thaçi që të deklarojë “nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht të hiqet taksa, atëherë kjo duhet të shqyrtohet”.

Pra kërcënimi nga Uashingtoni po e thellon krizën edhe ashtu të hapur në koalicionin qeverisës mes pasuesve të Hashim Thaçit dhe atyre të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Por ajo që fshihet pas kësaj loje me taksën është kufiri ndarës mes atyre që janë pro ose kundër një marëveshjeje përfundimtare shqiptaro- serbe me shkëmbim teritoresh dhe popullësish. Pa e thënë zyrtarisht administrata Trump po e quan këtë zgjidhje një interes amerikan që mbështetet edhe nga zyrtarët e Brukselit. Zëra të pakonfirmuar diplomatikë thanë për Lapsi.al se cilido politikan shqiptar, kosovar, apo serb që do të bëhet pengesë për një marëveshje me korrigjim kufijsh do ë futet në listat e zeza amerikane.

Por loja nuk është vetëm me një kah. Shteti më i fortë i BE, Gjermania dhe Britania e madhe që po del prej saj janë shprehur kundër kësaj zgjidhjeje që do të hapte kutinë e pandorës në Balkanin perendimor.

Shumë kush në Prishtinë pretendon se pas vendimit të Haradinajt, për vënien e taksës me nota patriotike që ndezi gjakrat e të gjithë atdhetarëve, qëndronte Berlini zyrtar, i cili kërkon me çdo kusht mosrealizimin e një marrëveshje Thaçi- Vuçiç.

Lexo më tej:

Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës

Me sa duket linja Putin- Vuçiç- Thaçi, që ka arritur të sigurojë një lobim të fuqishëm në Uashington, synon të arrijë të kundërtën: përmbylljen e një marrëveshjeje me shkëmbim territoresh.
Pikërisht këtë konfirmon edhe lëvizja e sotme në të cilën Uashingtoni kërkon heqjen e menjëherëshme të taksës: “Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat shkojnë kundër interesave të SHBA-ve” thuhet në mënyrë ultimative në letër.

A do të tërhiqet pas kësaj Ramush Haredinaj? A do të mund ti bëjë ai ballë këtij presioni të madh, kur ka kundër gjysmën e qeverisë dhe njëkohësisht shtetin më të fuqishëm të botës? Për këtë nuk mund të vihet bast.
Por një gjë është e qartë, nuk është puna se tërheqja do t’a shndronte Hradinajn një një kryeministër kukull, por ajo do të shënonte njëkohësisht edhe rrëzimin e atyre forcave që janë kundër coptimit të Kosovës. Sepse pas lojës së taksës qëndron një sfidë shumë më e madhe.

©Lapsi.al

Fortuna që Rama shkaktoi në Pejë/ Për çfarë u akuzua në shtypin e Kosovës?

Deklarata bombë e William Walker: Ndryshimi i kufijve nuk është zgjidhje. Liderët kosovarë kanë frikë gjykatën speciale

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Mesazhi i plote i SHBA per heqjen e takses

SHBA-ja me një deklaratë të fortë për taksën: Pezullojeni që të nisë dialogu ose do të ketë pasoja në raportet tona

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara.

Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqës, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”.

Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare.

Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale.

“Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqës dhe stabilitetit rajonal dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian.

Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive”, thuhet në komunikatën e Ambasadës së ShBA-ve.

Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces.

Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve.

Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale, thuhet në komunikatën e Ambasadës së SHBA-ve.



2 Comments

  1. Turp,Turp,Turp
    Per Administraten Sorosiane Trump,per Europen dhelper!
    Perse guxoni te vini ne evidence ndarjen e kufijve! Pse heshtni per gjenocidin,pse heshtni per mijra te zhdukur kosovare,ju te vetkenaqur pse i perkedhelni bishtin serbise qe si gjarper s,po len gja pa ba me blloku Kosoven ne rrugen e saj si shtet i pavarur.
    Biri i devotshemi Kosoves Ramush Haradinaj !
    I dashur bir !
    Mos leshoni pe edhe sikur gjithe boten ta keni kundra! Per te drejten e popujve ska asnje fuqi ne bote te nderhyje. Serbia duhet te denohet sic e meriton nje beres genocidi.Ta dish Ramush se ketu ne Shqiperi,ne Shkoder ke ate fryme qe te duhet ty e popullit martir te Kosoves te qendroni ne te drejten tuaj! Kur Zotido bota eshte e pafuqishme ! Qendroni ne te drejten tuaj ! Zoti bekon Kosoven e Ty Ramush!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *