• |
ide | kryesore

Një shpërthim i fortë ndërpret ndeshjen Marseille-Lille: më keq e pëson Strottman

Sport



Në ndeshjen e parakoshme të javës së 22 të kampionatit francez në Ligue 1, Marseille-Lille, ka ndodhur e pamenduara. Pak para se të kryehej një orë lojë, me miqtë në avantazh falë golit të shënuar nga Pepe me penallti në fundin e pjesës së parë, arbitri i ndeshjes është detyruar të ndërpresë ndeshjen në Vélodrome.

Nga shkallët e stadiumit është hedhur në fushë një shashkë, që ka shpërthyer dy hapa larg Kevin Strootman. Shumë lojtarë kanë mbetur të tronditur nga bucima e fuqishme e shpërthimit, në mënyrë të vecantë ish-mesfushori i Roma. Pasojat kanë detyruar arbitrin të ndërpresë takimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *