• |
ide | kryesore

Paloka: Nuk synojmë marrjen e pushtetit me protesta, por zgjedhje të lira e të ndershme

Lajme, Të fundit



PD ka paralajmëruar protestën e madhe që do të mbahet më datë 16 shkurt në orën 11:00. Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka treguar për objektivin e protestës në një intervistë të dhënë për “BalkanWeb”.

Paloka ka paralajmëruar nisjen e një sërë protestash të vazhdueshme me datë 16 shkurt.

“16 shkurti është një kulm por nuk është fundi. Nga aty do të fillojë një seri tjetër, për të cilën ne sigurisht duke u updetuar do të marrin dhe vendimet. Qëllimi është një protestë e vazhdueshme. Nuk ka më kthim pas. Çdo lëvizje që ne do bëjmë qoftë dhe qëndrimi ndaj parlamentit do të ketë vetëm një funksion: t’i japim zë protestës qytetare. Nuk kemi më as qeveri kemi një tryezë me kukulla që i lëviz Rama”, tha Paloka.

Paloka gjithashtu është shprehur se PD nuk synon të vijë në pushtet përmes protestave, por kërkon realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Deri në momentin që kryeministri Edi Rama do të drejtojë vendin, sipas Palokës nuk do të ketë zgjedhje të lira.

“Synimi që ne kemi është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk ka synim marrjen e pushtetit me protesta. Në funksion të kësaj do të formatohet dhe qeveria që ne kërkojmë. Por nuk mund tju them një formulë, do të jetë e përbërë nga demokratë nga socialistë apo teknikë. E vetmja gjë që kemi të qartë është që sa të jetë Edi Rama zgjedhje të lira ne nuk do të bëjmë”, deklaron deputeti demokrat.

Po cila është arsyeja, që Partia Demokratike vendosi që nga mbështetëse e protestave të jetë udhëheqëse e tyre?

“Qytetarët pafundësisht na kanë kërkuar që protestat t’i drejtojmë ne. Për t’i dhënë zë pakënaqësisë së tyre dhe kërkesave të tyre. Për këtë arsye ne i kemi bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që gjithë atyre që kanë arsye të protestojnë të ngrihen t’i bashkohen opozitës si e vetmja mënyrë dhe mundësi për të zgjidhur problemet e tyre”, deklaroi nënkryetari.

Paloka thotë se paralelisht me organizimin e protestave PD po përgatitet edhe për zgjedhjet duke nisur organizimin e të gjitha degëve, pavarësisht datës në të cilën ato do zhvillohen.



8 Comments

  1. rrini pra lepini bythen e negjmijes ,frrokut,ruqit e spartal brahos si rama.kot je palok.i pa emer beri dhe nji shok we lepin byth.

  2. kjo do te thot sa ta gilicojm pak ramen se ka koh qe nuk ka qesh , Opozit,; qe pjerdh e han mut in e vet çdo dit .

  3. BUSHAT FALEMINDERIT QE NA JEP MUNDESIN TA BKOMENTOJME PA PENGESA ME GJITHE SE CDO GJE ESHTE E HOPUR POR PRAP FALEMINDERIT PO KA DALE NJE PATOS POTO PATOS QE VETEM LEH LEH CFARE KA AI NE QOFTE SE SHQIPERIA ESHTE KETU KU ESHTE ESHTE PER FAJ TE JOZAFINA TOPALLIT DHE PATOSIT IMAMIT BODES RRULIT MAJLINDES E TE TJERVE NGA E DJATHTA CFAR KERKON KU LOLO APO ME QE SESHTE AI KETA TE TJERET E DJATHT NUK DIN TE QEVERISI PSE JU VE SHNJEN E BARAZIMIT KY PLEH BASHES ME RAMEN NE E DIME TE GJITHE SE CFAR PUNE KA BERE BASHA SI MINISTER (RRUGA E KOMBIT SA DO QE TE KETE VJEDHUR ATY ESHTE RRUGA QE KY RAMA THOSHTE RRUGE QE STE CON GJEKUNDI .PRANIMI NE NATO SI MINISTER I JASHTEM DHE HEQJA E VIZAVE SI MINISTER I MBRENSHE.. PO KY PATOSI CFARE BERI 25-VITE NE POLITIK DHE TANI LEH KUNDER SHTEPIS SE VET SE MOS KA QENE SI AI I KLP ………………

  4. A e kuptoni se ku eshte esenca e thirrjes se PDse, ore popull, po behet thirrje qe te shporrit sketerra rilindase qe ka mbytur tere popullin nga te gjitha anet, e populli duhet qe te protestoi ne vazhdim deri sa keta qelbesira te largohen, e qe te mos kthehen me me manovrat e tyre kriminale ne pushtet. Sepse, politika e kodosheve, qe futin edhe sabotatore kerkojne ta denigrojne protesten me menyrat me te poshtera qe dijne ti bejne vetem keta, andaj nuk duhet tu merren si te verteta sulmet e shpifjet e tyre per opoziten por ti luftojme deri ne arritjen e qellimt. Cdo moment i humbur, eshte nje barre e rende ne kurriz te popullit,

  5. I shkoje jeta politike e pd protesta pastaj vrasje kercenime,kthehen te protestat deri ne grusht sheti,pastaj djeg nje fshat te tere vjedh miliona euro vret njerez ne bulevard,tani ka 6 vjet qe proteston,kur kjo parti do kthehet me kembe ne toke,koha e ramizit dhe nanos qe pushtetin ja dhane saliut ne leter,mbaroi kuptojeni o shpellare.

  6. Ore e kuptoni qe jeni mitingashe? Asgja ma teper. Qellimisht ngaterroni mitingjet, si puna e cadres qe i bate aheng KM, e ndryshe eshte protesta, e fundit ishte ajo e 21 janarit 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *