• |
ide | kryesore

Pedagogët sfidojnë qeverinë/ Nga 1 shkurti grevë e përgjithshme në universitete

Arkiva, Kryesore



Asambleja e padagogëve të të gjitha fakulteteve të  Universitetit të Tiranës ka dalë sot me vendimin për fillimin e një greve të përgjithshme në 1 shkurt, nëse kërkesat e tyre vazhdojnë të injorohen nga qeveria. Aktivizmi i trupës mësimëdhënëse u nxit që në fillim të këtij viti pas dhunës policore që u ushtrua mbi studentët protestues, passsë së qeverisë ndaj  kërkesave të tyre dhe sidomos pas njohjes me dy Vendime të Këshillit të Ministrave që tkurrinin autonominë universitare deri tek përzgjedhja e librave të leksioneve nga ministria.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Dita historike e pedagogeve qe u frymezuan nga studentet

Prdagogët që pas mbledhjes së katër asambleve të fakulteteve (Shkenca sociale, Filologjik, Gjeologji miniera dhe shkencat e natyrës) e kishin paralajmëruar mbledhjen e asambles së përgjithshme që do të kërkonte rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë kanë shkuar edhe më tej në kërkesat e tyre.

Mark Marku, pedagog dhe drejtues i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Histori-Filologjisë, që ndodhej në presidiumin e tubimit ka theksuar sese qeveria ka ndërhyrë në autonominë akademike. “Ne me VKM-të e fund dhjetorit jemi shndërruar në një universitet pa kurrfarë autonomie. A do ta pranojmë ne këtë? A jemi ne një trupë e vdekur siç shpreson qeveria? Është koha dhe kemi të gjitha mundësitë për të reaguar”, ka bërë thirrje Marku.

I gjithë diskutimi i frymëzuar edhe nga qëndresa e studentëve është zhvilluar në këtë frymë.  Dhe në përfundim të tij është dalë me kërkesën gati ultimative për greve të pedagogëve nëse qeveria nuk tërheq VKM-të që cënojnë lirinë akademike, nuk pranon diskutimin për rrëzimin e reformës në arsim, dhe nuk rrit buxhetin për arsimin e lartë.

Një kërkesë specifike ka qenë edhe ajo për ndalimin e sulmeve që denigrojnë figurën e pedagogut. I vënë në hall nga protesta studentore kryeministri Rama u përpoq të luante me manovrën perfide të kundërvënies së studentëve ndaj mësimdhënësve të tyre. Ai shkoi deri aty sa të kërcënonte se do të bashkohej me revoltën e të parëve për tiu kundërvënë të dytëve. Por kjo strategji ka marë përgjigjen e duheur e cila do të sendërzohet në grevën që pedagogët do të nisin në 1 shkurt.

©Lapsi.al 

2e2f3109-e10d-4601-9e40-37e07e2798a88c45a225-bcdb-4282-9aae-50310ca1a4fb

6 vendimet e Asamblesë së Universitetit të Tiranës

1. Mbështetja për kërkesat studentore

2. Anulimi i ligjit për arsimin e lartë dhe fillimin e procedurave për fillimin e procedurave për hartimin e një ligji të ri

3. Rritjen e buxhetit për arsimin publik

4. Anulimi i menjëhershëm të VKM-ve të cilat bien në kundërshtim me autonominë universitare dhe lirinë akademike

5. Ndalimi i fushatës denigruese të figurës së pedagogut si dhe miratimin e statusit të pedagogut

6. Do konsiderojmë si vullnet të mirë të qeverisë, anulimin e VKM-së për t’u shprehur parimisht për rishikimin e ligjit, nëse nuk ndodh brenda 1 jave shpallet grevë nga pedagogët



11 Comments

  1. A nuk e shihni , sapo po shuhej protesta e studenteve filloj greva e pedagogeve. Doni shume mend qe ta kuptoni ????
    I nxiti PD studentet ne fillim dhe tashme e mori stafeten Mark marku , pedagogu apo filozofi i PD sic i thone , sa naiv jane keta njerez , sa primitiv…..

  2. Universitetet e Shqiperise kane mare fund qe ne momentin kur ne krye te presidiumit te petagogeve vendoset idioti Mark Marku.

  3. Ne fakt kjo eshte e vetmja shprese qe ka Shqiperia, por problemi kryesor per disa njerez eshte se nese gjerat do ndryshojne, nuk do kene mundesi te fitijne buken e gojes me lile, share dhe komente ne website te ndryshme. Keta nkerez nuk jane te afte te bejne pune tjeter dhe ne cdo vend shohin PD-ne. Lereni PD ne pune te vet. Cfare po ju ben? Buk e kos po hane te shkretet.

  4. Ca lidhje ka Mark Marku? Ai eshte vetem 1 pedagog. Po te tjeret nuk te pelqejne m.q.s NUK kane te njejtin mendim me Udheheqesin Legjendar?

  5. Obobo cna thate more quna ,nuk eshte e mundur qe universittet tona te shkelqyera dhe shkencetaret tane super te shkelqyer nuk do prodhojne dije dhe ekselence qe nga 1 shkurti.Frika me e madhe eshte qe mund ti terheqe te gjithe keta shkencetare nasa ne shba ose agjensi te tjera shkencore ne britani dhe atehere nuk ngel asnje intelektu hal ketu.Kjo eshte ceshtja me e rendesishme e popullit shqiptar .

  6. Edi Rama si i djallezuar qe eshte ne perpjekje per te ruajtur karriken e vet perpiqet te hedhe studentet kunder pedagogeve. Nuk ka per tja dale. Se studentet nuk jane budallenj te mos kuptojne se e keqja e ketij vendi quhet edi rama qe e mblodhi lekun ne tre-kater duar dhe te tjeret te vene ne hale. Kaq i korruptuar e kaq fukara sa c’eshte ky vend nen qeverine e edi rames nuk ka qene asnjehere. Ishalla hapin syte shqiptaret e shohin lojen qe ky maskara po luan ne kurriz te tyre dhe nuk e votojne. Ishalla behet e gjalle amerika dhe europa e i vene fre zullumeve te ketij eksiqi nga trute e kokes.

  7. Sot u bllokova ne trafic. Banoret e Astirit kishin bllokuar rrugen. Nuk di sa dite kane, besoj me shume se 2 muaj. Do te pakten 1h. 30 min te hysh ne tr , nese punon ne dalje te saj ne rrugen dytesore. Nuk di ku ta kerkoj te drejten.! Ekziston shteti, ka ndonje pergjegjesi ndaj qytetareve te vet, apo rrine ne krye per te vjedhur. Eshte nje tmerr i vertete. Bllokohet nje aks i tere, dhe nuk reagon njeri eshte bere sikur eshte e ligjshme. Dhe e gjithe kjo se kemi nje qeveri te peshtire, te frikesuar qe nuk arrin dot te zbllokoj nje rruge. Dhe e di pse! Se eshte e dhjerre, e zhytur ne korrupsion. Nuk ka force morale te nderhyj. Rri si e dhjerr. Si e si mos krijoj perplasje, se ka hallin e pushtetit vet. Te tjeret nuk ekzistojne per te. Kur kalon kryeministri i hapin rrugen 500 police, te tjeret te presin.
    Ketu duhet te cohet i madh e i vogel, ti tregojne rrugen ketij kryehajduti qelbesire.

  8. Edi Rama ariti qe te cmontoje mafien e koruptuar te Sali Berishes dhe Ilir Metes ne Gjyqsor besoj qe do shkateroje kete tufe injorantesh dhe te koruptuarish klyshet e S.B dhe I.M gjoja” profesore” si:Mark Marku,Agron Gjekmarkaj ,Argita Berishes ,Altin Sheganit etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *