• |
ide | kryesore

Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës, Ministria e Jashtme: Falë edhe faktorit shqiptar

Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të gjithë rajonit.

Në një njoftim për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e vlerëson këtë si fitore të diplomacisë, e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë e të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës”, thuhet në njoftimin për mediat.

“Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *