• |
ide | kryesore

Vëllai i Pogba zbulon merkaton: “Nëse largohet nga United, shkon…”

Sport



Objektivi i madh i merkatos në qershor do të jetë padyshim Paul Pogba, e jo vetëm për Juventus. Që kur francezi është larguar nga Torino nuk është harruar kurrë as nga tifozët e as nga shoqëria, që tani do të bënte të pamundurën për ta kthyer edhe njëherë në bardhezi. Francezi në fakt i pëlqen të gjitha të mëdhave të Europës e favoritët për tu imponuar në këtë garë vijnë nga Spanja ku Barca e Real janë gati, duke vëzhguar cdo lëvizje. Por në merkato ka rëndësi dëshira e lojtarit dhe në këtë pikë deklaratat e vëllait të mesfushorit të Manchester United, Florentin, për spanjollen AS zbulojnë të ardhmen e merkatos së francezit.

“Na pëlqen tiki-taka. Unë i shoh shpesh ndeshjet e tyre ose shkoj në Camp Nou. Kur vëllai im të largohet nga Manchester United mund të shkojë vetëm në tre skuadra për tu përmirësuar: City, Real Madrid ose Barcellona. Tek City nuk do të shkojë, kështu që mbetet Barcellona ose Real Madrid”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *