• |
ide | kryesore

Video/ Luftë me topa bore: tifozët e Skënderbeut shprehin inatin e humbjes në 45 minuta

Sport, Video



Sfida e Korcës mes Skënderbeut e Partizanit ka marrë gjithë vëmendjen e futbollit në vend, duke qenë se pikërisht aty kalonte rruga e kryesuesve drejt titullit, me Kukësin që dihat pas shpine. Spektakli nuk mungoi në pjesën e parë, ndezur nga goli i Malës në minutën e tretë, kur bardhekuqtë ende nuk e kishin kuptuar që kishte nisur sfida.

I gjithë inati për golin e pësuar bie mbi Ibrahimin në minutën e 13′, kur loja është ndalur pas sulmit konstant të tifozëve korcarë me topa bore. Luftë e pazakontë, por ndoshta vetëm një shprehje disaprovimi për një tjetër rezultat negativ që vërtitet rreth Skënderbeut.

Një triumf i mundshëm i Partizanit do ta nxirrte praktikisht jashtë garës për titull skuadrën e Orges Shehit, duke e cuar diferencën mes tyre në 10 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *