• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një shpërthim tritoli trondit Gjirokastrën

Lajme, Të fundit



Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në një ndërtesë 3-katëshe në qytetin e Gjirokastrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një dyqan në katin e parë të ndërtesës në lagjen “Granicë e Sipërme”.

Në vendin e ngjarjes thonë se shkak i shpërthimit ishte një sasi tritoli. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Kangjellat e jashtme dhe xhamat e pallateve rrotull janë dëmtuar. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Shpërthimi në Gjirokastër on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *