• |
ide | kryesore

34-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës nga goditjet në kokë, policia arreston tre persona

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka njoftuas se 34-vjeçari, i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës për shkak të lëndimeve në kokë është goditur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bastar i Mesëm dy ditë më parë.

“Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës. Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.” – thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:

Pas një pune intensive dhe të pandërprerë 48 orëshe, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë   ka zbardhur rrethanat dhe arrestuar 3 persona, për një ngjarje të raportuar në nisje si një vdekje aksidentale.

Dyshohet se shtetasi E.C., më datë 24 janar 2019, rreth orës 20:30, në fshatin Bastar i Mesëm ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.Gj., 34 vjeç, duke i shkatuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë i riu humbi jetën në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u raportua si aksidentale. Por hetimet provuan të kundërtën. Në polici u shoqëruan disa shtetas dhe u kryen disa veprime komplekse hetimore në konfidencialitet të plotë.

Në vijim të këtyre veprimeve, dyshohet se shtetasit D. K., dhe E. C., me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë fshehur të vërtetën e ngjarjes së ndodhur. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet edhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi.

 Shërbimet e Policisë Tiranë bënë arrestimin e shtetasve:

– E.C., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”;
– D.K., 29 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”;
– E.C., 20 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Për shkak të hetimeve nuk mund të jepen detaje të tjera, ndërkohë materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



1 Comment

  1. tritol ne gjirokaster,vrasje ne tiran,3 vetura te djegura ne vlor,14 grabitje brenda nje dite ne kavaj,oerdhunime,bhu ton kanabis pardje,100 kilogram dje ky esht shtet MUTI i dhjerjes se stalinit qelbesires se qenwfit negjmije EDVIN KRISTAQIS VUQIQ RAMAAAAAAA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *