• |
ide | kryesore

Kampionët e futbollit financojnë kërkimet private për Emiliano Sala

Sport



Familja e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala, ka nisur sërisht kërkimet, në mënyrë private, për avionin e zhdukur të hënën në Kanalin e La Manshit, ndërsa udhëtonte blerja e re e Cardiff City. Lajmi është dhënë me një fushatë e grumbullimit të fondeve online për të financuar operacionin e konfirmuar nga agjensia AFP nga një mik i familjes së sulmuesit argjentinas.

“Apeli për të grumbulluar fonde, nisur të premten pasdite, i ka lejuar të afërmve të Emiliano Sala, përmes një organizate të specializuar, të rinisë kërkimet në Kanal këtë të shtunë”, ka dhënë në një komunikatë në faqen zyrtare GoFundMe. “Dy barka po kryejnë operacionet e kërkimit”. Rreth 2.000 persona kanë kontribuuar në këtë fushatë, duke grumbulluar gati 190.000 euro (217.000 dollarë).

Avioni që transportonte Sala nga Nantes në Uells u zhduk nga radari rreth 20 km në veri të ishullit të Guernsey, të hënën në mbrëmje. Policia bëri kërkimet për disa ditë përpara se të vendoste ndërprerjen e tyre. Sipas asaj që referohet nga The Times, mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante, ish-shoku i Sala tek Caen, ka dhënë ndihmën e tij financiare për kërkimet. Bashkë me të, fushatës i janë bashkuar edhe Rabiot, Higuain e kampionë të tjerë të futbollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *