• |
ide | kryesore

Aksident në Gramsh, 4 të plagosur

Lajme, Të fundit



Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Cerrik–Gramsh. Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës në fshatin Drizë, ku një mjet është përplasur me një motoçiklet.

“Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës, si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *