• |
ide | kryesore

Aksident në Itali, humb jetën i riu shqiptar (Emri)

Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali. Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Klodian Murrizi, i cili bashkë me një person tjetër po udhëtonin me një makinë Toyota Rav 4.

Mediat raportojnë se fuoristrada doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë, duke i marrë jetën 22-vjeçarit shqiptar dhe duke plagosur personin tjetër.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm (26 janar) në rrugën Agazzana, midis Piacenzës dhe Gossolengos.

Në vendngjarje shkuan forcat e polivisë, ambulanca dhe zjarrfikësja. Këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit në automjet. Autostrada u mbyll për disa orë deri në normalizimin e situatës.

Ndërkohë po punohët për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *