• |
ide | kryesore

Apeli i 30 shkrimtarëve/ Europa në rrezik, si të fikim zjarrin

Kryesore



Plot 30 shkrimtarë europianë mes tyre edhe shqiptari Ismail Kadare kanë nënshkruar një letër të botuar në gazetën Liberation të ditës së sotme, ku ata vënë alarmin për kërcënimet që po i kanosenn kontinentit tonë, për braktijsen e tij nga aleatët tradicionalë, si ShBA dhe Britania, për rrezikun rus dhe thirrjet që vijnë nga brenda vetë Europës për tu kthyer brenda identiteteve kombëtare. Firmosësit e saj janë:

Vassilis Alexakis ; Svetlana Alexievitch ; Anne Applebaum ; Jens Christian Grøndahl ; David Grossman ; Ágnes Heller ; Elfriede Jelinek ; Ismaïl Kadaré ; György Konrád ; Milan Kundera ; Bernard-Henri Lévy ; António Lobo Antunes ; Claudio Magris ; Adam Michnik ; Ian McEwan ; Herta Müller ; Ludmila Oulitskaïa ; Orhan Pamuk ; Rob Riemen ; Salman Rushdie ; Fernando Savater ; Roberto Saviano ; Eugenio Scalfari ; Simon Schama ; Peter Schneider ; Abdulah Sidran ; Leïla Slimani ; Colm Tóibín ; Mario Vargas Llosa ; Adam Zagajewski.

 

Evropa është në rrezik. Nga të gjitha anët ka kritika, fyerje dhe braktisje. “Mjaft me “ndërtimin e Evropës”, dëgjohet thirrja.

Në vend të saj, le të rilidhemi me “shpirtin tonë kombëtar”, e të rizbulojmë “identitetin e humbur” që nuk ekziston veçse në imagjinatën e demagogëve, është programi i përbashkët i forcave populiste që po përmbyt kontinentin.

E sulmuar nga profetë të rremë, të cilët janë të dehur hidhësia po aq nga pandehma se ka mbërritur ora e tyre, e braktisur nga dy aleatë të mëdhenj, një përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut, që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja, e brishtë përballë ndërhyrjes përherë e më arrogante nga zoti i Kremlinit, Evropa si ide, vullnet dhe përfaqësim po shembet para syve tanë.

Kjo është klima e helmatisur në të cilën do të zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian në maj, që nëse nuk ndryshon diçka; nëse nuk shfaqet diçka për të zmbrapsur baticën këmbëngulëse në rritje; nëse nuk del ndonjë shpirt i ri rezistence, këto zgjedhje premtojnë të jenë më katastrofiket që kemi parë ndonjëherë.

Ato do t’u japin fitoren shkatërruesve.

Për ata që ende besojnë në trashëgiminë e Erasmusit, Dantes, Goethes e Comeniusit, do të ketë vetëm disfatë të turpshme.

Do të ketë triumfuar një politikë që nuk denjon inteligjencën e kulturën. Do të ketë shpërthime ksenofobie dhe antisemitizmi.

Katastrofa do të ketë rënë mbi ne.

Ne, të nënshkruarit, jemi midis atyre që refuzojnë t’i dorëzohen kësaj katastrofe që po vjen.

Ne e fusim veten mes patriotëve evropianë (një grup më i madh nga sa mund të mendohet, por që shpesh është tepër i heshtur e i tërhequr), të cilët e kuptojnë se çfarë është në lojë këtu. Tre çerekshekulli pas mposhtjes së fashizmit dhe 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, vjen një betejë e re për qytetërimin.

Besimi ynë qëndron në idenë e madhe që trashëguam, për të cilën besojmë se ka qenë forca unike mjaftueshëm e fuqishme për të ngritur popujt e Evropës mbi veten e tyre dhe të kaluarën plot luftëra.

Ne besojmë se ajo mbetet forca unike sot, mjaftueshëm virtuoze për të parandaluar shenjat e reja të totalitarizmit që tërheqin zvarrë pas vetes mizerjen e vjetër të epokave të errëta. Ajo çka është në rrezik nuk na lejon që të dorëzohemi.

Ndaj edhe ju ftojmë të bashkoheni në një lëvizje të re. Ndaj ju bëjmë thirrje për veprim në prag të zgjedhjeve të cilat ne refuzojmë t’ua lëmë në dorë varrmihësve të idesë evropiane.

Ndaj ju nxisim të mbani edhe njëherë pishtarin e një Evrope që, pavarësisht gabimeve të saj, lapsuseve dhe akteve të herëpashershme të dobësisë, mbetet një rreze drite për çdo burrë e grua të lirë në planet.

Brezi ynë gaboi. Ashtu si ndjekësit e Garibaldit në shekullin e 19-të, të cilët përsërisnin si motiv “Italia se farà da sè” (Italia do të bëhet vetë), ne besuam se kontintenti do të bashkohej vetë, pa qenë nevoja të luftonim për të, apo të punonim për të. Ky, i thoshim vetes, “është kursi i historisë”.

Ne duhet të ndahemi plotësisht nga kjo bindje e vjetër. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Tani duhet të luftojmë për idenë e Evropës ose ta shohim të vdesë nën valët e populizmit.

Në përgjigje të ofensivës nacionaliste dhe identitariane, ne duhet të rizbulojmë shpirtin e aktivizmit ose të pranojmë që hidhësia dhe urrejtja të na rrethojnë e mbytin.

Ne duhet të japim urgjentisht alarmin kundër këtyre zjarrvënësve të shpirtit, të cilët, nga Parisi në Romë, me ndalesa gjatë rrugës në Barcelonë, Budapest, Dresden, Vienë e Varshavë, do të ndezin zjarre me liritë tona.

Në këtë disfatë të çuditshme të “Evropës” që shfaqet në horizont; në këtë krizë të re të ndërgjegjes evropiane që premton të shembë gjithçka që i bëri shoqëritë tona të mëdha, të nderuara e të begata, ka një sfidë më të madhe se gjithçka tjetër që nga vitet ’30: Një sfidë kundër demokracisë liberale dhe vlerave të saj.

Ky tekst është përkthyer në shqip pas gjuhëve gjermanisht, arabisht, hebraisht, hollandisht, polonisht, rusisht dhe turqisht

 

Lexo më tej:

Andi Bushati: Letra e 30 shkrimtarëve europianë, si shuplakë për copëtuesit e Kosovës



13 Comments

  1. Do vije dita qe dhe Shqiperia te futet ne EUROPE por kur Ajo te jete dhene me konçesion tek RUSIA???..???

  2. shume e drejte!!!
    Globalizmi e pasuron korporatat dhe varferon europen, skllaveron boten.
    Dhe mos harroni qe jeni njerez te bardhe qe keni cuar njerezimin ne zhvillimin me te madh qe njeh historia, jni te bardhe dhe jo te zinj , jo te verdhe jo te kuq por te bardhe , qe te drejten e keni fituar me gjak me mund me djerse dhe jo me dredhite e globalisteve liberale se gjerat behen vete sic thoni ju, apo spekulimeve te shoqerise se shqyer te sorrosit, dhe financave globaliste ku paraja mbizoteron perkundrejt te drejtes besimit dhe shpreses.
    mos e shisni shpirtin tek globalizmi por mbertheni me fort veten tuaj dhe besoni tek familja zoti atdheu jo tek paraja pasi jetoni ne boten e saj .

  3. Askush nuk mund të regullojë jetën e familjeve të tjera pa regulluar jetën e familjes së tij.
    Asnjë shtet nuk mund të ndihmojë shtetin tjetër pa siguruar mirqenjen e qytetarëve tij.
    Askush nuk mund të ndikojë në drejtësinë globale nëse nuk ka stabilizuar drejtësinë në vendin e tij.
    A mund të shpresojë dikush si bie fjala Edi Rama, do të mund të ndikojë në drejtësinë gobale kur e ka shkelur me të dy këmbët drejtësinë në vendin e tij ?
    A mundet një kryeministër apo president që nuk ka krijuar për vete një familje normale, të ndikojë pozitivisht në shëndetin moral të familjevetë tjera ?
    Ju deshën shoqërisë njerëzore mijra vjet për të dalë nga niveli i kopeve primitive për të organizuar familjen e ngushtë, për të kaluar tek shteti e ko,mbi.
    Shtetet ku u synua që të luftohen të pasurit e elitat e shoqërisë, është provuar me fakte që u varfëruan e u bënë vatra të konflikeve me viktima të shumta njerëzore.
    Duhet luftuar për të krijuar shtetin ligjor që të ndëshkojë korrupsionin e krimin, barazinë e të gjithëve ndaj ligjit e jo si qëllim të vihet lufta ndaj elitave nga turmat.
    Zhvillimin e shoqërisë njerëzore e sollën elitat progresive, ashtu siç e shkatëruan elitat negative në disa vende.
    Boll më me utopizmin komunist të një solidariteti fiktiv naiv alla komunist që janë mbështetje e establishmentit të vjetër politik.
    Bota nuk mund të rregullohet me mendësinë e disa pleqve shkrimtarë me mendësi komuniste, por me ekonomistë, juristë , sociologë e politologë të niveleve të larta shkencore.
    Nuk mund të eksportohet me dhunë demokracia.
    Është konkurenca e lirë e vlerave dhe elitës së shoqërisë njerëzore që do ta çojë botën përpara e jo ëndra e kooperativizimit të saj.

  4. Askush nuk mund të regullojë jetën e familjeve të tjera pa regulluar jetën e familjes së tij.
    Asnjë shtet nuk mund të ndihmojë shtetin tjetër pa siguruar mirqenjen e qytetarëve tij.
    Askush nuk mund të ndikojë në drejtësinë globale nëse nuk ka stabilizuar drejtësinë në vendin e tij.
    A mund të shpresojë dikush si bie fjala Edi Rama, do të mund të ndikojë në drejtësinë gobale kur e ka shkelur me të dy këmbët drejtësinë në vendin e tij ?
    A mundet një kryeministër apo president që nuk ka krijuar për vete një familje normale, të ndikojë pozitivisht në shëndetin moral të familjevetë tjera ?
    Ju deshën shoqërisë njerëzore mijra vjet për të dalë nga niveli i kopeve primitive për të organizuar familjen e ngushtë, për të kaluar tek shteti e kombi.
    Shtetet ku u synua që të luftohen të pasurit e elitat e shoqërisë, është provuar me fakte që u varfëruan e u bënë vatra të konflikeve me viktima të shumta njerëzore.
    Duhet luftuar për të krijuar shtetin ligjor që të ndëshkojë korrupsionin e krimin, barazinë e të gjithëve ndaj ligjit e jo si qëllim të vihet lufta ndaj elitave nga turmat.
    Zhvillimin e shoqërisë njerëzore e sollën elitat progresive, ashtu siç e shkatëruan elitat negative në disa vende.
    Boll më me utopizmin komunist të një solidariteti fiktiv naiv hipokrit alla komunist që janë mbështetje e establishmentit të vjetër politik.
    Bota nuk mund të rregullohet me mendësinë e disa pleqve shkrimtarë me mendësi komuniste, por me ekonomistë, juristë , sociologë e politologë të niveleve të larta shkencore.
    Nuk mund të eksportohet me dhunë demokracia.
    Është konkurenca e lirë e vlerave dhe elitës së shoqërisë njerëzore që do ta çojë botën përpara e jo ëndra e kooperativizimit të saj.

  5. Hipokrizi e papare. Jane ekstremista ne emer te tekave te tyre dhe shajne ameriken. Cfare duan qe te bejne me shume njerzit? Ti hajne edhe mutin. Po kshu eshte kur bazohesh tek yjet alta klase te hotelit luksoz

  6. Paska firmos kadareja
    O Bobo
    Po’ ky sfioli njehere per ndarjen e kosoves
    Do dhjese europen.

    1. Kadarene e kane vene per gjitheperfshirje “multi-culture”. Se fundja fy i gjati pati sukses ngaqe i futi te gjithe ne nje thes qe vet te bente arkitektin urbanistin bankierin basketbollistin berberin etj etj. Po gjithsesi shpifje shkruhet me shkronje te madhe se po shkruhet historia.

  7. Tamam obobo kur lexon emrin e kadarese. Nejse keta evropianet bashke me lindoret e tjere, jane pergjegjes per zhdukjen e indit intelektual dhe promovimit te injoranteve. Njelloje si rama edhe keta do fillojne te bertasin KURBANNN dhe SKENDERBEUUU.

    1. Diversitetin e kane fobi. Ndershmerine, besen dhe tolerancen e shohin si fobi. Me tevertet do bertasin “kurban” tani. Ose do kthehen tek shantazhi se tjeter rruge nuk kane.

  8. Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte,
    brenda vetes shikoni :
    Ja ku jam!
    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka
    ……. . …….. ………. …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *