• |
ide | kryesore

Bushati mohon të jetë kandidat për Bashkinë në Shkodër: “Nuk kam asnjë ambicie lokale”

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pak ditë pasi u shkarkua prej detyrës, është kthyer sërish në Shkodër, në qytetin ku u zgjodh si deputet.

Në takimin me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër, Bushati nuk ka qenë i rezervuar që të flasë me gazetarët në lidhje me zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Ai është shprehur se nuk ka asnjë ambicie për një post lokal, duke iu referuar kështu pozicionit të kryetarit të Bashkisë në Shkodër. Këtë post aktualisht e mban Voltana Ademi.

I pyetur drejtëpërdrejtë nëse synon të kandidoj si kryetar bashkie në Shkodër, Bushati u përgjigj:“nuk kam asnjë ambicie lokale”.Ai shtoi: “jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur kandidatin”.

Bushati sqaroi ndër të tjera se Partia Socialiste po bën sondazhe me opinionin publik për të zgjedhur një kandidat fitues, por dhe një grup këshilltarësh të mirë për bashkinë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *